Zgjon shpirtin sportiv
Zgjon shpirtin sportiv
Zgjon shpirtin sportiv
Zgjon shpirtin sportiv
Zgjon shpirtin sportiv
Sistemi inteligjent me të gjitha rrotat aktive funksionon plotësisht në mënyrë automatike. Njësia e kontrollit përllogarit në mënyrë konstante momentet e forcës për të parandaluar humbjen e kontrollit të automjetit në të dy akset.
Kontrolli dinamik i amortizimit (DCC) me përzgjedhje të profilit të ecjes, ju lejon të kontrolloni automjetin sipas preferencave tuaja personale. Me prekjen e një butoni mund ta shndërroni Karoq Sportline të ri në një mjeshtër të vërtetë të terrenit të vështirë.
Karoq Sportline është i disponueshëm me kutinë automatike të shpejtësisë me 7 marshe. Mund të alternoni nga modaliteti Standard në atë S (modaliteti sportiv) për të përfituar maksimumin e Karoq Sportline.
Dëgjoni muzikë dhe libra audio me cilësi të shkëlqyer zëri falë sistemit CANTON. Ai përfshin dhjetë altoparlantë me performancë të lartë, duke përfshirë një altoparlant qendror në kroskot dhe një nënvufer në bagazh. Sistemi i zërit ofron një fuqi dalëse prej 550 vatësh.
Me Karoq mund ta lini botën mbrapa, por të jeni të lidhur me të kudo dhe kurdo. Falë një lidhjeje të përhershme me internetin, jo vetëm shërbimet e argëtimit dhe informimit janë të aksesueshme me një klik, por edhe sistemet e veçanta të asistencës.