Škoda Albania organizoi me sukses edicionin e dytë të Škoda Cycling Experience, një rrugëtim 3-ditor që solli së bashku çiklizmin, natyrën, komunitetin dhe eksplorimin e Shqipërisë.
Itinerari nisi në Pogradec, vazhdoi drejt Korçës dhe Gërmenjit, për t’u përmbyllur në Përmet, duke kaluar në disa prej rrugëve më panoramike të vendit. Gjatë tre ditëve, pjesëmarrësit përshkuan rreth 184 km dhe mbi 2,300 metra ngjitje, duke e kthyer këtë eksperiencë në një sfidë sportive dhe një udhëtim të paharrueshëm.
Për Škoda Albania, ky projekt ishte më shumë se një aktivitet çiklizmi. Ai ishte një mënyrë për të sjellë në jetë vlerat e markës përmes lëvizjes, zbulimit dhe eksperiencave reale jashtë showroom-it.
Lidhja mes Škoda dhe çiklizmit është pjesë e historisë së markës, që nisi me biçikletat Laurin & Klement përpara se të bëhej një emër i njohur në automobilizëm. Kjo trashëgimi vazhdon të frymëzojë iniciativa si Škoda Cycling Experience, ku rruga, natyra dhe komuniteti bëhen pjesë e së njëjtës eksperiencë.
Rrugë, natyrë, njerëz dhe zbulim — kjo ishte Škoda Cycling Experience Albania.
Për të parë më shumë nga ky rrugëtim, ndiqni videon e plotë në YouTube:
Në epokën digjitale ku gjithçka po bëhet më e shpejtë dhe më e lehtë, Porsche Albania prezanton TEO, asistentin virtual inteligjent që sjell një mënyrë inovative për të komunikuar dhe marrë shërbime.
Kush është TEO?
TEO është asistenti virtual i Porsche Albania, i krijuar për të ndihmuar klientët me çdo informacion apo shërbim që ata kanë nevojë. Qoftë për servisin e automjetit, pjesët e këmbimit, apo për të marrë informacion mbi modelet dhe markat e njohura si:
Audi
Volkswagen
Volkswagen Makina Tregtare
Škoda
SEAT
Das Welt Auto
TEO është në dispozicion 24 orë në ditë, duke garantuar që gjithmonë të keni akses në ndihmë, pa marrë parasysh kohën apo vendndodhjen tuaj.
Në pjesën e parë të udhëtimit të Sonias, ne pamë guximin dhe vendosmërinë e saj për të përballuar sfidat më të mëdha të jetës. Por historia e saj nuk përfundon aty. Në këtë pjesë të dytë, do të zbulojmë rrugën e saj të rikthimit, momentet e rilindjes dhe fuqinë që gjeti për të ecur përpara. Pas një beteje të ashpër me kancerin e gjirit, Sonia nuk u ndal. Ajo refuzoi të jetonte në frikë ose të dorëzohej përpara pengesave. Me çdo ditë që kalonte, ajo rikthehej më e fortë, me më shumë dëshirë për të përballuar sfida të reja dhe për të arritur suksese të reja. Kjo pjesë e dytë është përkushtuar pikërisht këtij rikthimi—nga ditët e vështira të rimëkëmbjes deri te momentet triumfale në maratonat që ajo fiton sot. Do të shihni se si Sonia nuk u rikthye vetëm në jetën normale, por e transformoi atë në diçka të jashtëzakonshme, duke bërë që çdo kilometër të vlejë më shumë se kurrë. Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë përshkruese dhe të zbuloni më shumë në rrjetet tona sociale: Instagram: skodaalbania Facebook: Skoda Albania
Në jetë, çdo kilometër tregon një histori. Për Sonia Cekinin, çdo hap që ajo hedh është dëshmi e pathyeshmërisë dhe vendosmërisë së saj. Vrapimi për Sonian nuk ka qenë thjesht burim energjie, por u kthye në burimin kryesor të të ardhurave, ku çdo kilometër që ajo përshkuante ishte një përpjekje për të ndërtuar një të ardhme më të mirë se sa ajo që jeta po i premtonte të voglit të saj me aftesi të veçanta. Pikërisht kur mendonte se kishte gjetur ritmin e saj, një sfidë akoma më e madhe e ndeshi kur zbuloi se qelizat po luftonin kundër një sëmundje të pamëshirshme. Ishin vitet e saj më të vështira, e gjithsesi Sonia tregon se ngrihej çdo mëngjes dhe kthente dhimbjen në forcë duke u ushtruar në tarracën e spitalit. Në fund të betejës së saj me të madhe, Sonia tregon se ishte vendosmëria e saj per jetën dhe dëshira për të parë diellin çdo mëngjes, forca më e madhe për të mposhtur sëmundjen. Sot, pas më shumë se tre vitesh nga fitorja e saj me sëmundjen, ajo numëron me dhjetra fitore në maratonat e shtetit ku jeton, Greqisë, dhe nuk humb asnjë maratonë në vendin e zemrës, Shqipërisë. Sonia është një shembull se si betejat më të vështira të jetës mund të transformohen në forcë dhe guxim. Ajo vrapon me një qëllim të qartë, për të bërë çdo kilometër të jetës së saj të ketë vlerë, për të treguar se pavarësisht sa të mëdha janë sfidat, asgjë nuk mposht deshirën për jetë!
Për të zbuluar gjithçka rreth këtij sedani luksoz, Alfio Bylyku, konsulent i shitjes në Porsche ALbania ka realizuar një video përshkruese mbi të gjitha veçoritë e reja si dhe performancën e gjeneratës së re Superb.
Në qoftë se kërkoni një sedan luksoz për udhëtime të rehatshme ose një makinë me teknologjinë më të fundit, Skoda Superb i ri i ka të gjitha, nga dizajnin elegant, teknologjinë e avancuar dhe komoditetin e jashtëzakonshëm që e bëjnë këtë makinë të veçantë. Ndiqni videon në faqjen zyrtare të Porsche ALbania në YouTube për të zbuluar pse Skoda Superb e re mund të jetë zgjedhja perfekte për ju.
Konsulenti i shitjeve nga Škoda Albania, Igli Qefalia, ndan me ju në një video përshkruese gjithçka mbi gjeneratën e re të Škoda Kodiaq!
Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë dhe të zbuloni më shumë në rrjetet tona sociale.