Škoda Kamiq Teknologji

Shasi normale sportive

Një amortizim sport-normal mundëson një konfigurim edhe më dinamik. Ky amortizim sportiv opsional është 10 mm më i ulët dhe, krahas modalitetit normal, ka edhe modalitetin sportiv me një kurbë karakteristike më të ashpër për amortizatorët e komandueshëm në mënyrë elektrike. Të dyja profilet mund të konfigurohen në menynë e përzgjedhjes së modalitetit të ecjes, që ofrohet me amortizimin Sport-Normal.

Škoda Kamiq Teknologji

Zgjedhja e profilit të lëvizjes

Me zgjedhjen e profilit të ecjes, mund të përshtatni parametrat dhe sjelljen e automjetit sipas nevojave tuaja. Zgjidhni një mes katër modaliteteve të udhëtimit: Normal, Sport, Eco dhe Individual. Në varësi të modalitetit, konfigurohen parametrat e motorit, kutisë së shpejtësisë DSG, kontrolli i amortizimit sportiv, forca e timonit dhe sistemi i klimës. 

Škoda Kamiq Teknologji

Motorë të fuqishëm dhe ekonomikë

Kamiq vjen në dispozicionin tuaj me mundësi zgjedhjesh të motorëve të benzinës. Të gjithë kanë injektim direkt si dhe turbo. Të gjithë motorët e disponueshëm për Kamiq plotësojnë në mënyrë natyrore standardet më të fundit të emetimeve.

Škoda Kamiq Teknologji

Transmetim - DSG

Disa motorë të Kamiq janë të pajisur me kuti shpejtësie automatike DSG. DSG është një sistem automatik me dy kuti shpejtësie dhe friksione të pavarur. Procesi i ndërrimit të marshit është i qetë dhe konsumi i reduktuar.

Škoda Kamiq Teknologji

Teknologjia më e mirë

Kamiq bazohet në platformën më të fundit të MQB me dizajn të avancuar, sistemet më të fundit të drejtimit dhe një numër të madh sistemesh asistence drejtuesi që normalisht instalohen vetëm në automjetet e klasave më të larta.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore