Škoda Kamiq "Simply Clever"

Çadër në derën e shoferit

Škoda Kamiq ka një ndarje për çadrën në derën e shoferit. Kështu, do të keni gjithmonë një çadër në dorë në rast se ju zë shiu gjatë rrugës. Meqenëse ndarja është e papërshkueshme nga uji, edhe një çadër e lagur mund të ruhet në të. Uji nga çadra kullon jashtë.

Škoda Kamiq "Simply Clever"

Mbrojtja e buzës së derës

Shiritat plastikë të mbrojtjes së derës me zgjatje automatike tek Kamiq janë një tjetër zgjidhje praktike e përditshme, që do ta vlerësoni së shpejti. Shiritat e mbrojtjes me susta shtrihen automatikisht kur hapet dera dhe parandalojnë në këtë mënyrë gërvishtjet e vogla në automjetin tuaj dhe në automjetin pranë jush.

Škoda Kamiq "Simply Clever"

Dera e bagazhit me hapje dhe mbyllje elektrike

Me derën elektrike opsionale, bagazhi mund të hapet dhe mbyllet me shtypjen e një butoni. Falë funksionit të integruar Tip-to-Close, ai edhe mund të mbyllet duke e tërhequr lehtësisht derën e hapur. 

Škoda Kamiq "Simply Clever"

Ganxhë tërheqëse

Ganxha opsionale tërheqëse e rimorkios me rrotullim, me prizë të integruar  mund të zhbllokohet lehtësisht me anë të një çelësi elektrik të ndodhur në bagazh.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore