Škoda Albania organizoi me sukses edicionin e dytë të Škoda Cycling Experience, një aktivizim lokal i krijuar për të sjellë më pranë publikut trashëgiminë e markës Škoda në çiklizëm, përmes lëvizjes, natyrës, komunitetit dhe eksplorimit.
I konceptuar si një rrugëtim 3-ditor në disa prej rrugëve më panoramike të vendit, ky aktivitet i lidhi pjesëmarrësit me Shqipërinë në një mënyrë ndryshe: mbi biçikletë, përmes peizazheve, sfidës fizike dhe momenteve të përbashkëta përgjatë rrugës.
Itinerari i këtij edicioni nisi në Pogradec, vazhdoi drejt Korçës dhe Gërmenjit, për t’u përmbyllur në Përmet. Rruga nxori në pah diversitetin e peizazheve shqiptare, nga segmentet pranë liqenit, kalimet malore dhe zonat pyjore, deri te rrugët panoramike dhe destinacionet tradicionale të jugut.
Gjatë tre ditëve, pjesëmarrësit përshkuan rreth 184 km dhe mbi 2,300 metra ngjitje, duke e kthyer eksperiencën në një kombinim mes sfidës sportive dhe një udhëtimi të paharrueshëm nëpër Shqipëri.
Rrugëtimi u nda në tre etapa kryesore:
Dita 1: Pogradec – Korçë 49.57 km | 479 m ngjitje
Dita 2: Korçë – Gërmenj 75.98 km | 1,358 m ngjitje
Dita 3: Gërmenj – Përmet 58.79 km | 560 m ngjitje
Edicioni i dytë i Škoda Cycling Experience tregoi gjithashtu interesin në rritje për eksperienca aktive në natyrë në Shqipëri. Angazhimi para eventit, energjia e pjesëmarrësve gjatë rrugëtimit dhe reagimet pozitive pas tij konfirmuan se publiku kërkon gjithnjë e më shumë formate autentike që bashkojnë natyrën, sportin, udhëtimin dhe komunitetin.
Përmes këtij projekti, Škoda Albania vazhdon të ndërtojë një lidhje më të fortë me audiencën lokale, duke krijuar eksperienca që shkojnë përtej komunikimit tradicional të markës.
Rrugë, natyrë, njerëz dhe zbulim.
Kjo ishte Škoda Cycling Experience Albania.