Skoda Auto po përshpejton fushatën dhe transformimin e saj të lëvizshmërisë elektrike. Deri në vitin 2026, prodhuesi çek synon të rrisë gamën e tij të automjeteve elektrike në gjashtë modele, duke përfshirë katër modele krejtësisht të reja dhe dy variante të përditësuara të familjes Enyaq iV. Škoda Auto do të investojë gjithsej 5.6 miliardë euro në elektromobilitet deri në vitin 2027. Në të njëjtën kohë, prodhuesi po e bën gamën e modeleve elektrike edhe më të gjithanshme: me një version të ri në segmentin e vogël të SUV-ve, një SUV kompakt të quajtur Elroq, një Combi dhe një Space 7-vendësh.