Škoda Karoq Sportline Siguria

Ndihma për mbajtjen e korsisë

Asistenti i ruajtjes së korsisë ndihmon për të mbajtur korsinë e duhur në çdo kohë dhe neutralizon një ndryshim të pakontrolluar të korsisë me ndërhyrje aktive në timon.

Škoda Karoq Sportline Siguria

Asistentët ballorë

Asistentët ballorë janë një sistem paralajmërimi të përplasjes. Nëse nuk mund të shmanget një përplasje, ky asistent sigurie frenon për të zbutur pasojat në maksimum. Sistemi kryen gjithashtu frenim urgjence, nëse një këmbësor përpiqet t'i dalë përpara automjetit në mënyrë të rrezikshme.

Škoda Karoq Sportline Siguria

Ndihmësi i ndërrimit të korsisë

Nëpërmjet sensorëve të radarit në prapakolp, asistenti i ndryshimit të korsisë monitoron gjithashtu këndet e verbra prapa dhe pranë automjetit. Në varësi të distancës dhe shpejtësisë së automjeteve përreth, sistemi sinjalizon shoferin për ndonjë rrezik të mundshëm me anë të sinjaleve vizuale dhe akustike. Sistemi përfshin edhe asistentin e parkimit.

Škoda Karoq Sportline Siguria

Asistent parkimi

Si pjesë e asistentëve për ndryshim korsie, asistenti i daljes nga parkimi përdor të njëjtët sensorë radar dhe ndihmon për daljen nga parkimi. Në rast rreziku të menjëhershëm mund të frenojë automatikisht.

Škoda Karoq Sportline Siguria

Asistent i bllokimit të trafikut

Tek automjetet me kuti shpejtësie duale (DSG), ecja në bllokim trafiku bëhet më e lehtë nëpërmjet asistentit në bllokim trafiku. Ai kontrollon motorin, frenat dhe funksionin e timonit, duke siguruar në këtë mënyrë që automjeti të niset, të frenojë dhe të ndryshojë drejtimin (me shpejtësi deri në 60 km/h) sipas lëvizjes së automjeteve përreth.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore