Detajet

Škoda Kodiaq RS

Siguria

Pajisje sigurie shtesë

  • ABS pengon bllokimin e rrotave gjatë një frenimi urgjent ose gjatë frenimit në një rrugë të rrëshqitshme.
  • Asistenti i frenimit mbështet shoferin gjatë një frenimi urgjent duke shtuar presionin mbi frena. Kështu distanca e frenimit mund të reduktohet në mënyrë të ndjeshme.
  • MSR (Kontrolli i tërheqjes së motorit) neutralizon tendencën për bllokim të rrotave aktive kur automjeti frenon në sipërfaqe të rrëshqitshme rruge.
  • ASR (Kontrolli i rrëshqitjes së rrotave aktive) pengon xhirimin e gomave gjatë nisjes apo përshpejtimit në sipërfaqe të rrëshqitshme rruge.
  • EDS (Bllokuesi elektronik i diferencialit) ndihmon gjatë përshpejtimit dhe ngjitjes së dishezave me tërheqje të ulët në një prej rrotave aktive.
  • XDS+ (Bllokuesi elektronik diagonal) ndihmon shoferin në kthesat e forta dhe siguron që automjeti të sillet në mënyrë neutrale gjatë ecjes dinamike në kthesa. Elektronika e komandimit simulon kryesisht një diferencial me rrëshqitje të kufizuar për të përmirësuar tërheqjen dhe dinamikën e ecjes në kthesa.
  • Falë kontrollit të presionit të gomave shoferi mund të lexojë presionin e gomave në çdo kohë.
  • Funksioni opsional HHC (Asistenti i ngjitjes në dishezë) ndihmon shoferin për nisje në siguri të plotë në dishezë. Sistemi aktivizohet nga një pjerrësi prej 5 gradësh dhe mundëson nisjen e lehtë e të sigurt në dishezë pa përdorur frenat e dorës. Ai parandalon ecjen mbrapsht të automjetit dhe fikjen e motorit.

Teknologjitë e gjelbra

Sistemi Start-Stop

Ideja pas sistemit Start-Stop është që motori të fiket sa herë që nuk është i nevojshëm të punojë. Prandaj është i dobishëm sidomos në trafikun urban, pasi redukton ndjeshëm konsumin e karburantit.