Një Škoda Karoq gri nga para

Me besim nga përpara

Fenerët e vendosur në lartësi dhe maskarinoja shfaqin vetëbesim dhe nuk lënë asnjë dyshim mbi identitetin e Karoq. Gërshetimi i linjave elegante, kurbave dinamike dhe pamjes robuste krijon një dizajn karrocerie të ekuilibruar.

Një Škoda Karoq gri nga mbrapa

I pagabueshëm nga pas

Pjesa e pasme e automjetit dominohet nga dritat e vendosura në formë pyke që shtrihen në anët e karrocerisë dhe shkrimin e pagabueshëm Škoda. Prapakolpi i lartë imponon respekt dhe u bën të qartë të tjerëve se çfarë po shohin.