Kraftvolle Leistung
Kraftvolle Leistung
Kraftvolle Leistung
Kraftvolle Leistung

Motorët

Gjenerata e re e motorëve ofron një komfort të mrekullueshëm në udhëtim, pa bërë kompromis me faktorin e performancës dhe mbrojtjes së mjedisit. Mes ofertave të shumta, do të gjeni patjetër motorin që ju përshtatet më shumë. 

 

 

 

 

Motorët - TDI

Ju përshkoni një rrugë prej dhjetë mijë kilometrash në vit dhe konsumi i ulët i karburantit është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye, motorët TDI janë zgjidhja e duhur për ju.

  • Motorë nafte me katër cilindra
  • Injektim i drejtpërdrejtë
  • Turbo me gjeometri të ndryshueshme turbine
  • DOHC, linjë me katër cilindra

 

 

 

 

Motorët - TSI

Motorët TSI garantojnë dinamikë të jashtëzakonshme, performancë të lartë dhe rehati maksimale.

  • Motorë benzine me katër cilindra
  • Injektim i drejtpërdrejtë
  • Turbo me valul kontrolli për presionin
  • DOHC, linjë me katër cilindra

 

Katër rrota aktive

ŠKODA Superb është e pajisur me versionin më të ri të bashkuesit të ingranazheve të kontrolluar elektronikisht (Gjenerata e 5-të).

Katër motorët mund të jenë të pajisur me sistemin modern me katër rrota aktive. Kështu arrihet një dinamikë optimale në lëvizje, duke garantuar siguri maksimale.

Transmetimi i lëvizjes ndodh automatikisht në të katër rrotat në varësi të kushteve të udhëtimit.  Sistemi i drejtimit llogarit momentin ideal të aktivizimit për aksin e pasmë dhe rregullon përkatësisht presionin mbi ingranazhet bashkuese.

Përmasat

Hapësirë mahnitëse si brenda edhe jashtë. 

Përmasat e Superbit të ri Combi si në gjatësi ashtu edhe lartësi janë të harmonizuara. Hapësirë pa fund. Me një gjatësi ndërmjet akseve prej 2.841 mm dhe gjërësi prej 1.584 mm ofron një hapësirë të pakrahasueshme në segmentin e saj si për pasagjerët ashtu edhe për bagazhet.