Dizajni Škoda Superb

Perfeksion në detaje

Skoda Superb prezantohet me formën shprehëse e goditëse të studimit të dizajnit "Skoda VisionC". Duke nisur nga pjesa ballore deri në pjesën e pasme, nga gomat e mëdha deri te linjat elegante të kabinës, Superb të tërheq me gjeometrinë e qartë, sipërfaqet konkave dhe konvekse dhe linjat e një modeli elegant. Rezultati është një festë e vërtetë për sytë - i mprehtë dhe muskuloz, i sigurt dhe emocional si kurrë më parë.

Dizajni Skoda Superb

I saktë dhe i veçantë

Linjat imponuese të kofanos së motorit përshtaten në mënyrë të përkryer me konturet tredimensionale të fenerëve dhe të dritave të mjegullës - në dizajn, një homazh i është kushtuar artit çek të qelqit.

Dizajni Skoda Superb

I mprehtë dhe ekspresiv

Në pjesën e pasme, bashkëveprimi i formave konvekse dhe konkave krijon një lojë me kontraste dritë-hije. Teknologjia LED në kombinim me elementët e  kristaltë siguron një elegancë të balancuar në dritat e pasme dalluese në formën C.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore