Numri i muajit: 60 Historia e Škoda Octavia

29.07.2021

Škoda sponsor i "We love Cycling"

Vetë historiku i Škoda-s e lidh këtë markë me çiklizmin, pasi gjithçka nisi nga prodhimi i biçikletave. Përsëri edhe sivjet, Škoda Albania është mbështetëse dhe sponsor i çiklzimit, në projektin "We Love Cycling". Projekti jo vetëm promovon një jetë të shëndetshme nëpërmjet sportit, por edhe vendet atraktive të Shqipërisë.
Në edicionin e 78 të Turit së Çiklizmit në Shqipërisë, morën pjesë 10 ekipe nga vende të ndryshme të Evropës, krahas sportistëve vendas. Turi zgjati 5 ditë në itinerare të ndryshme të Shqipërisë.

Motori

Octavia e parë kishte një motor të fortë prej 1.1 litrash me katër pistona i cili prodhonte 29.4 kW dhe rrotullonte rrotat e pasme me një kamio me katër marsha. Ky model kishte një shpejtësi maksimale prej 110km/h dhe konsumonte 7.7litra për 100km. Gjithashtu ishte dhe modeli më i shtrenjtë, Octavia SUPER e cila vinte me një motor më të madh, prej 1.2 litrash në gjendje të prodhonte 33kW.

Motori

Octavia Combi

Në shtator të 1960 u ndërtua Octavia Combi, një model me portobagazh me derë bagazhi të ndarë në mes, e cila mund të mbante deri në 1050 litra me sediljet e pasme të palosura.

Octavia Combi

Fundi i gjeneratës së parë

Octavia e fundit me dy dyer, një model SUPER ngjyrë gri, doli nga linja e prodhimit në Mladá Boleslav në 11 Prill 1964, duke hapur kështu rrugën për gjeneratën e re Škoda 1000/1100 MB me trup vetë-suportues. Versioni i fundit u ndërtua në Kvasiny në 21 Dhjetor 1971.

Në 1966, modeli i besueshëm dhe i fortë Škoda Octavia formoi bazat për TREKKA, makina e parë e ndërtuar në Zelandën e Re, e cila u ndërtua në bashkëpunim të ngushtë me prodhuesin Çek.

TREKKA

Octavia ishte bërë sinonim me markën Škoda. Octavia Moderne, modeli me 5 dyer, debutoi në Prill të 1996 dhe tërhoqi vëmendje falë opsioneve si bagazh me hapësirë të madhe që varionte nga 528 në 1328 litra. Këtij modeli ju shtua më vonë nje version me edhe më shumë hapësirë, Octavia Combi dhe në vitin 1999, nga një model me të gjitha gomat aktive.

Gjenerata e dytë e Škoda Octavia moderne, prodhura midis 2004 dhe 2013, solli përmirësime në opsione dhe vlerë dhe një listë me inovacione, si injeksion direkt i karburantit në motorët e benzinës dhe trasmision automatik me dy freksione DSG.

Gjenerata e parë dhe e dytë Octavia

Gjenerata e tretë

Gjenerata e tretë Octavia, në prodhim që nga Nëntori i 2012 dhe ridizenjuar në Shkurt të 2017, është një nga pikat kryesore të markës Škoda.  Ajo është tashmë makina e zgjedhur nga më shumë se 2.5 milion klientë.

Gjenerata e tretë Škoda Octavia

Një legjendë mbush 60 vjeç