Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.
2018-09-06

ŠKODA AUTO prodhon SUV-in e 1 miliontë

> SUV-i i një miliontë doli nga linja e prodhimit në fabrikën Kvasiny të ŠKODA në fillim të gushtit

> ŠKODA KAROQ po shkon drejt një klienti në Spanjë

SUV-i i një miliontë i ŠKODA AUTO doli nga linja e prodhimit. Bëhet fjalë për një ŠKODA KAROQ në ngjyrën metalike Emerald Green. Historia e suksesit të prodhuesit çek në segmentin SUV filloi në vitin 2009 me hyrjen në treg të ŠKODA YETI. Linjat SUV  KODIAQ dhe KAROQ tani janë dy nga modelet më të rëndësishme dhe me ndikim në rritjen e kompanisë, dhe fushata SUV është pjesë integrale e Strategjisë 2025.

Michael Oeljeklaus, Anëtar i Bordit për Prodhimin dhe Logjistikën e ŠKODA AUTO, komentoi, "Është një arritje e madhe për ne që të kapim prodhimin e plot 1,000,000 SUV. Aktualisht po marrim masat e nevojshme për të vazhduar dhe në të ardhmen plotësimin e kërkesës që po vjen gjithnjë në rritje për automjetet në këtë segment. Për shembull, po e zgjerojmë uzinën tonë Kvasiny në një qendër të përsosur për prodhimin e modeleve SUV. Përveç kësaj, që nga fillimi i vitit, ŠKODA KAROQ është vetura e vetme e markës që do të prodhohet në dy prej site-t tona çeke ".

Suksesi i gamës së portofolit SUV të ŠKODA-s u përcaktua me hedhjen në treg të ŠKODA YETI në vitin 2009. Deri në fund të prodhimit në 2017, më shumë se 680,000 njësi të këtij modeli ishin shpërndarë tek klientët. Në fillim të fushatës aktuale SUV, ŠKODA prezantoi ŠKODA KODIAQ në pranverë 2017, pasuar nga ŠKODA KAROQ në tetor të të njëjtit vit. Që nga kjo pranverë, portofoli SUV përfshin gjithashtu edhe ŠKODA KAMIQ, që prodhuesi çek e ofron ekskluzivisht për tregun kinez.

All-rounder-at tërheqës janë bërë disa nga drejtuesit më të rëndësishëm të rritjes së vazhdueshme të ŠKODA AUTO. Deri në mes të korrikut, 215,700 ŠKODA KODIAQ dhe 87,800 njësi të kompakt SUV të ŠKODA KAROQ kanë dal nga linjat e prodhimit. Përveç Republikës Çeke, ŠKODA gjithashtu prodhon modele SUV-i në Indi, Rusi, Kinë dhe Gjermani.

E një milionta SUV ŠKODA - një KAROQ TSI ACT DSG me fuqi 110 kw  (150 PS)- doli nga linja e prodhimit në fabrikën Çeke Çeviny. Duke iu dërguar një çifti të martuarish Eike Schröder dhe Carmela Garbajosa në Spanjë. Schröder vendosi të blinte KAROQ për shkak të mjeshtërisë së shkëlqyer të modelit, raportit perfekt çmim/performance dhe gamës së plotë të teknologjisë moderne. KAROQ i ri është ŠKODA e tij e parë. SUV-i kompakt ofron gjuhën karakteristike të dizajnit ekspresiv të markës, hapësirën bujare, sisteme të ndihmës së drejtuesit tepër moderne për sigurinë dhe komoditetin në një makinë të fuqishme, por efikase.

Fushata në segmentin e automjeteve SUV është një nga gurët themelorë të Strategjisë 2025 të ŠKODA AUTO. Me këtë plan, prodhuesi i makinave çeke ka përcaktuar udhëzimet për konvertimin e ndryshimeve të thella në industrinë e automobilave - veçanërisht lëvizshmërinë elektrike, lëvizshmërisnë autonome dhe lidhjen - në rritje të vazhdueshme. Fusha të tjera qendrore të aktivitetit përfshijnë dixhitalizimin e produkteve dhe proceseve, pushtimin e tregjeve të reja, si dhe shtimin e një shumëllojshmërie të shërbimeve mobile në biznesin tradicional të prodhimit të makinave.