Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.
2018-07-25

ŠKODA SUPERB rrëmben çmim

> Flamurmbajtësi i markës fiton me rezultatin më të lartë në mesin e shumë makinave të importuara që morën pjesë në testim

> ŠKODA renditet numër një për herë të pestë me rradhë

> Revista e specializuar 'Auto Test' vetëm vitin e kaluar vlerësoi dhe krahasoi rreth 500 makina.

 

ŠKODA SUPERB-it i është dhënë vlerësimi 'Auto Test Winner' 2018. Flamurmbajtësi i fuqishëm i markës me 110 kW (150 hp) dhe 2.0 TDI fitoi rezultatin më të lartë në mesin e të gjithë automjeteve që u testuan nga revista  e specializuar Auto Test. Testuesit me përvojë vlerësuan dhe krahasuan rreth 500 makina vitin e kaluar.

Në numrin 3/2018 të revistës "Auto Test", ŠKODA SUPERB 2.0 TDI 110 kW (150 hp) mbizotëroi mbi konkurrentët e saj të fortë, duke arritur një total prej 641 pikësh. Modeli elegant jo vetëm që mori medaljen e artë në këtë krahasim direkt, por gjithashtu arriti rezultatin më të mirë mes të gjithë importuesve të automjeteve të testuar gjatë 12 muajve të fundit. Revista tregtare theksoi "Best Space" dhe "User-friendly infotainment".

Përfundimi: "ŠKODA kryesoi në kategorinë e saj. Ku komoditeti është i garantuar duke e kthyer çdo udhëtim në një eksperiencë unike.

"Ne jemi të kënaqur që do të marrim këtë çmim të ri për ŠKODA Superb, e cila e bindi panelin në 'Auto Test' me karakteristikat unike ", thotë Stefan N. Kjori, Shefi i Shitjeve në ŠKODA AUTO Deutschland GmbH, në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve në Këln. Që nga viti 2008, 'Auto Test' ka dhënë vlerësime për makinat më të mira në kategori të ndryshme për dymbëdhjetë muajt e lënë pas. Çdo vit, ekspertët vlerësojnë rreth 500 makina të të gjitha klasave. Në testet e krahasimit, kritere të tilla si cilësia e makinës dhe performanca e drejtimit luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa vlera e rishitjes, shpenzimet extra dhe kostot operative. Siguria është gjithashtu e përfshirë në vlerësim. ŠKODA është një nga fituesit të këtij çmimi prestigjioz për të disatën here. Në 2014 dhe 2015, ŠKODA OCTAVIA COMBI fitoi në renditjen e importit. Në vitin 2016, ŠKODA SUPERB COMBI arriti rezultatin më të mirë në mesin e automjeteve të importit. Vitin e kaluar, modeli erdhi i dyti pas të sapolançuarit ŠKODA KODIAQ.