Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.
2018-06-14

ŠKODA KODIAQ SPORTLINE

 

Një prezencë sportive që thekson karakterin e shkathët dhe dinamik.

 

> Pjesa e përparme dhe e pasme me elemente sportive të dizajnit.

> Dizajn special për disqet me 19'' dhe 20 ''.

> Ndenjëse sportive me materjal Alcantara®

> Sisteme moderne të ndihmës gjatë drejtimit dhe shërbime të avancuara infotainment.

 

Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm i individualizuar thekson shkathtësinë dhe dinamizmin e modelit më të ri. Pjesa e brendshme ofron një mori detajesh të reja dhe karakteristika të tilla si ndenjëset sportive të përbëra nga materjali Alcantara®.

Grilat e radiatorëve, pasqyrat anësore dhe konturet e dritareve anësore të ŠKODA KODIAQ SPORTLINE vijnë në ngjyrë të zezë. Dhe në përgjithësi janë elementët e zinjë të projektuar me aq mjeshtëri ato që e dallojnë SUV-në.

Modeli vjen me disqe aliazhi 19'' të ridizenjuara si standard, dhe me 20'' gjithashtu në dispozicion si opsion shtesë. 

 

 

Pajisjet - tepër elegante dhe të një cilësie të lartë.

Ndenjëset e reja sportive për drejtuesin dhe pasagjerin e përparëm (të rregullueshme në mënyrë elektronike)krijojnë një atmosferë shumë elegante me veshjen prej materjali Alcantara® me qepje në ngjyrë argjendi. Duke garantuar mbështetje të mirë anësore edhe në kthesa të shpejta. Qepja me ngjyrë argjendi mund të shihet gjithashtu në pedale, si dhe në timonin drejtues multifunksional prej lëkure.

Përzgjedhja e modelit të drejtimit (Eco, Normal, Sport, Individual) gjithashtu vjen si standard, duke realizuar kështu kontrollin e motorit, transmisionit automatik, drejtimin e timonit dhe kontrollin e ajrit brenda. Përveç kësaj, në dispozicion është edhe "Snow mode", që e bën drejtimin më të lehtë në dëborë dhe në terren të rrëshqitshëm. Ambienti sportiv dhe elegant theksohet akoma më tej nga pajisjet shtesë që vijnë si standard. Ku përfshihet: Ndriçimi LED i ambientit të brendshëm, dizajni i brendshëm 'Sport' me panelin dhe dyert të dizajnuara me karbon, Dyer me elementë Alcantara® që të japin ndjesin e luksozes. Elementë të tjerë të pajisjeve janë pasqyrat elektrike të rregullueshme dhe të palosshme elektronikisht, funksioni memorie si dhe "Boarding Spot" (dritat në pasqyrën anësore që japin ndriçim mbi dysheme), një pasqyrë e pasme e pajisur me sensorë për shiun.

Drejtimi "front-wheel" dhe "all-wheel"

ŠKODA KODIAQ SPORTLINE është në dispozicion me drejtim "front wheel" dhe "all-wheel". Sistemi i drejtimit "all-wheel", i cili vjen si standard për motorët më të fuqishëm të benzinës dhe naftës, punon shpejt dhe në mënyrë mjaft inteligjente. Njësia e saj e kontrollit konstaton vazhdimisht çiftin rrotullues ideal për boshtin e pasëm. Në kushtet normale të drejtimit, sidomos me një ngarkesë të lehtë dhe gjatë rrëshqitjes, fuqia e motorit transformohet në konsum ekonomik të karburantit, kryesisht në rrotat e përparme.

Karakteristikat e drejtimit

Adaptive Dynamic Chassis Control (DCC) është një tjetër opsion në dispozicion për ŠKODA KODIAQ SPORTLINE. DCC përbëhet nga pajisje për shuarjen e zhurmës, që rregullohen në mënyrë elektronike, karakteristikat e të cilave mund të vendosen nga drejtuesi në një nga tre mënyrat, Comfort, Normal dhe Sport.

Drejtimi "all-wheel" rrit sigurinë dhe tërheqjen. Veçanërisht e dukshme kjo në rastin kur tërhiqet një rimorkio. Por kjo teknologji gjithashtu tregon se SUV-ja sportive është e mirëpajisur për terren të ashpër. Me një lartësi nga toka prej 194 mm, mund të bëjë kompromis edhe me gunga të theksuara.

Sistemet e Ndihmës së Drejtuesit.

Me gamën e gjerë të sistemeve të ndihmës së drejtuesit, të gjithë variantet e ŠKODA KODIAQ vendosin standarde në segmentin e tyre. Ndër funksionet e reja përfshihen "Trailer Assist", "Blind Spot Detect" dhe "Rear Traffic Alert", i cili monitoron trafikun që vjen nga pjesët anësore dhe nga mbrapa në momente manovrimi. Funksioni "Crew Protect Assist", i cili mbyll dritaret dhe tavanin panoramik në rast të një aksidenti të mundshëm dhe tendos rripat e sigurimit në sediljet e përparme, punon së bashku me funksionin e përmirësuar të "Front Assist", i cili përfshin "city emergency brake" dhe funksionet e "Predictive Pedestrian Protection". "Park Assist" është njësoj si te modeli ŠKODA KODIAQ. Sistemi "Area-View" është shumë i dobishëm: kamerat me pamje rrethore, të vendosura në pjesët e përparme dhe të pasme, si dhe në pasqyrat anësore, vijnë me lente me kënd të gjerë dhe lejojnë menjëherë, pamjen e zonës që rrethon makinën, të shfaqet në monitor. Përfshihet një pamje virtuale lart-poshtë dhe një pamje 180 gradë të zonave në pjesën e përparme dhe të pasme. Duke e bërë të lehtë drejtimin në situata konfuze ose në terrene të vështirë.

Infotainment dhe ŠKODA Connect

SKODA KODIAQ SPORTLINE është e pajisur me të gjitha sistemet moderne të infotainment të modelit bazë. Ekrani me prekje vjen me një dizajn prej xhami. Versioni "top-of-the-range", sistemi i navigimit Columbus, ka një monitor 9,2 inç,

një hotspot Wi-Fi dhe një modul LTE (opsional). Përveç kësaj, ŠKODA KODIAQ SPORTLINE përmban një ekran të posaçëm që paraqet temperaturën e vajit dhe të ftohësit, forcat G, presionin "turbocharging", fuqinë e motorit dhe matjen e kohës me ndihmën e Lap-Timer. Funksioni automatik i "Emergency Call" vjen si standard. Shërbimet online të telefonisë nga ŠKODA Connect janë shtesa e përsosur më e fundit për sistemin e infotainment-it. Duke vendosur standarde të reja në drejtim të: lundrimit në rrjet, informacionit, argëtimit dhe asistencës, dhe mund të konfigurohen edhe duke përdorur kompjuterin tuaj në shtëpi ose aplikacionin ŠKODA Connect.

Për më tepër informacion në lidhje me modelin na kontaktoni në:

+355 69 20 57 235 ,  

+355 69 20 57 740

Tel:  +355 4 240 7430    

E-mail: office(kwfat)porsche(kwfdot)al