2017-11-09

Në udhëtim me fëmijët…

 

Të udhëtosh me familjen është një kënaqësi e veçantë, por nëse ju udhëtoni me fëmijë të vegjël ju duhet një parapërgatitje e kujdesshme si edhe vëmendje maksimale gjatë të gjithë rrugës.

Një rëndësi të veçantë ka siguria që ofron vetë makina. Të gjitha makinat testohen për sigurinë në udhëtim si të pasagjerëve ashtu edhe për kalimtarët. Një institucion i pavarur i çertifikimeve të sigurisë është edhe EURO NCAP.

Për tu njohur me koeficientin e sigurisë për makinën tuaj ju mund të vizitoni faqen e Euro NCAP http://www.euroncap.com

Këshilla të ndryshme për sigurinë e fëmijëve në udhëtim.  

Nuk mjafton që secili në makinë të ketë rripin e sigurimit. Në rastet e udhëtimit me fëmijë, prindërit duhet të sigurohen që fëmijët të jenë të ulur në sediljen e posaçme.

Ju duhet të siguroheni që sedilja e fëmijës/fëmijëve të jetë e përshtatshme (si model dhe përmasa) për fëmijën/fëmijët tuaj.

Sediljet e fëmijëve të porsalindur.

Fëmijët e porsalindur mund të udhëtojnë në sedilje të posaçme (deri në 10 kg) për fëmijë deri në 1 vjeç me pamje në krah të kundërt nga drejtimi I makinës.

Sedilje të konvertueshme

Sediljet e konvertueshme për fiksim në të dyja drejtimet janë dizenjuar për fëmijë nga 10 deri ne 18 kg (nga mosha 1 deri në 4 vjeç).

Sediljet përshtatëse

Sediljet përshtatëse përdoren për ato fëmijë të cilët kanë kaluar moshën/peshën për sediljet e konvertueshme por ende nuk përmbushin kriteret për të mbajtur normalisht rripin e sigurimit. Këto sedilje përdoren zakonisht për fëmijë me peshë nga 18-27 kg.

Fëmijët duhet gjithmonë të udhëtojnë në sediljen e pasme. Gjithmonë mbani fëmijët në një distancë lehtësisht të arritshme nga ju. Në rastet kur makina ka më tepër se një rrjesht pas sediljes së shoferit, fëmija duhet të mbahet në rrjeshtin direkt pas sediljes së shoferit. Kontrolli me pasqyrë duhet të jetë i vazhdueshëm.

Kujdesuni që fëmijët të mos kenë lodra të vogla që mund të gëlltiten lehtë.

 

Mbyllni dyer gjatë udhëtimit. Caktivizoni hapjen e brendshme të derës më afër sediljes së fëmijës. Në rastet kur dilni nga makina sigurohuni që të keni gjithmonë celsat me vete. Mos lini kurrë një fëmijë vetëm në makinë.

Mbani gjithmonë në set emergjence dhe një kuvertë.

Kujdesuni që gjatë udhëtimit asgjë të mos ju tërheqë vëmendjen nga rruga. Një manovër e gabuar mund të shkaktojë dëmtime të rënda për ju dhe fëmijën tuaj.

 

Siguria nuk është kurrë e tepërt. 

Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.