Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.

Karakteristikat e drejtimit

Adaptive Dynamic Chassis Control (DCC) është një tjetër opsion në dispozicion për ŠKODA KODIAQ SPORTLINE. DCC përbëhet nga pajisje për shuarjen e zhurmës, që rregullohen në mënyrë elektronike, karakteristikat e të cilave mund të vendosen nga drejtuesi në një nga tre mënyrat, Comfort, Normal dhe Sport.

Drejtimi "all-wheel" rrit sigurinë dhe tërheqjen. Veçanërisht e dukshme kjo në rastin kur tërhiqet një rimorkio. Por kjo teknologji gjithashtu tregon se SUV-ja sportive është e mirëpajisur  për terren të ashpër. Me një lartësi nga toka prej 194 mm, mund të bëjë kompromis edhe me gunga të theksuara.

Pajisjet – tepër elegante dhe të një cilësie të lartë.

Sedilje të reja sportive për drejtuesin dhe pasagjerin e përparëm (të rregullueshme elektronikisht) vijnë shumë elegante me mbulesën Alcantara® me qepje në ngjyrë argjendi. Ndenjëset garantojnë mbështetje të mirë anësore edhe në kthesa të shpejta. Qepja me ngjyrë argjendi mund të shihet gjithashtu në pedale, si dhe në timonin drejtues multifunksional prej lëkure.

Përzgjedhja e modelit të drejtimit (Eko, Normale, Sport, Individual) gjithashtu vjen si standard, i cili kontrollon motorin, transmisionin automatik, drejtimin e timonit dhe ajrin. Përveç kësaj, "Snow mode", që e bën drejtimin më të lehtë në dëborë dhe në terren të rrëshqitshëm, është në dispozicion. Ambienti sportiv dhe elegant theksohet akoma më tej nga pajisjet shtesë që vijnë si standard. Këto përfshijnë: Ndriçimin LED të ambientit për pjesën e brendshme që mund të vendoset në një nga dhjetë

ngjyrat, një dizajn i brendshëm 'Sport' me panelin dhe dyert të dizajnuara me karbon. Dyert me elementë Alcantara® që të japin ndjesin e luksozes. Elementë të tjerë të pajisjeve janë pasqyrat elektrike të rregullueshme dhe të palosshme elektronikisht, funksioni memorie si dhe "Boarding Spot" (dritat në pasqyrën anësore që japin shkëlqim mbi dysheme), një pasqyrë e pasme me sensorin e shiut.

Infotainment dhe ŠKODA Connect

SKODA KODIAQ SPORTLINE është e pajisur me të gjitha sistemet moderne të infotainment të modelit bazë. Ekrani me prekje vjen me një dizajn prej xhami (me përjashtim të sistemit standard Sound Swing). Versioni "top-of-the-range", sistemi i navigimit Columbus, ka një monitor 9,2 inç,

një hotspot Wi-Fi dhe një modul LTE (opsional). Përveç kësaj, ŠKODA KODIAQ SPORTLINE përmban një ekran të posaçëm që paraqet temperaturën e vajit dhe të ftohësit, forcat G, presionin "turbocharging", fuqinë e motorit dhe matjen e kohës me ndihmën e Lap-Timer. Funksioni automatik i "Emergency Call" vjen si standard. Shërbimet online të telefonisë nga ŠKODA Connect janë shtesa e përsosur më të fundit për sistemin e infotainment-it. Duke vendosur standarde të reja në drejtim të: lundrimit në rrjet, informacionit, argëtimit dhe asistencës, dhe mund të konfigurohen edhe duke përdorur kompjuterin tuaj në shtëpi ose aplikacionin ŠKODA Connect.

Sistemet e ndihmës së drejtuesit.

Me gamën e gjerë të sistemeve të ndihmës së drejtuesit, të gjithë variantet e ŠKODA KODIAQ përcaktojnë parametrat në segmentin e tyre. Ndër funksionet e reja përfshihen Trailer Assist, Blind Spot Detect dhe Rear Traffic Alert, i cili monitoron trafikun që vjen nga anët dhe mbrapa në momente manovrimi etj. Funksioni "Crew Protect Assist", i cili mbyll dritaret dhe tavanin panoramik në rast të një aksidenti të mundshëm dhe tendos rripat e sigurimit në sediljet e përparme, punon së bashku me funksionin e përmirësuar të "Front Assist", i cili përfshin "city emergency brake" dhe funksionet e "Predictive Pedestrian Protection". Park Assist është njësoj sit e modeli ŠKODA KODIAQ. Sistemi "Area-View" është shumë i dobishëm: kamerat me pamje rrethore, të vendosura në pjesët e përparme dhe të pasme, si dhe në pasqyrat anësore, vijnë me lente me kënd të gjerë dhe lejojnë menjëherë, pamjen e zonës që rrethon makinën, të shfaqet në monitor. Përfshihet një pamje virtuale lart-poshtë dhe një pamje 180 gradë të zonave në pjesën e përparme dhe të pasme. Duke e bërë të lehtë drejtimin në situata konfuze ose në terrene të vështirë.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore