Lidhja ŠKODA KODIAQ

Infotainment Online

Falë këtij shërbimi, keni gjithmonë informacionin më të fundit për trafikun: sistemi i navigimit, raportet e trafikut, paraqitja e çmimit të karburantit, shfaqje e hapësirës së parkimit, paralajmërimet e motit dhe shumë më tepër.

Lidhja ŠKODA KODIAQ

Informacioni i trafikut

Interneti tregon gjithmonë rrugën më të mirë: Falë informacionit më të fundit për trafikun, keni një pasqyrë të përsosur për çdo udhëtim. Gjithashtu mund të reagoni menjëherë për zhvillimet e reja të tilla si kantieret e ndërtimit apo bllokimet e trafikut.

Lidhja ŠKODA KODIAQ

Remote Access

Në smartfonin tuaj shfaqet pozicioni i saktë i automjetit edhe në parkingje të mëdhenj, duke përfshirë adresën, orën dhe datën e parkimit.

Lidhja ŠKODA KODIAQ

SOS-Taste

Paketa e lidhjes së KODIAQ përfshin edhe një lidhje për telefonata emergjente. Sistemi i telefonatës emergjente aktivizohet duke shtypur butonin e kuq në tavanin e automjetit. Në rast aksidenti, me aktivizimin e një airbag-u, fillon automatikisht edhe telefonata emergjente.

Lidhja ŠKODA KODIAQ

SmartLink

Falë SmartLink (MirrorLink™, Apple CarPlay dhe Android Auto) mund të përdorni me siguri smartfonin tuaj gjatë rrugës përmes sistemit të info-argëtimit. Kjo vlen edhe për aplikacionet e zgjedhura në smartfonin tuaj të cilat janë të certifikuara për përdorim në automjete, kompatibël me MirrorLink™, Apple CarPlay dhe Android Auto.

Lidhja ŠKODA KODIAQ

Columbus

Sistemi i radio-navigimit Columbus kontrollohet në mënyrë të përshtatshme nëpërmjet ekranit me prekje 8-inç. Rangu i funksioneve përshin Bluetooth, SmartLink dhe WLAN. Katër altoparlantët e përparmë dhe të pasmë garantojnë tinguj të përsosur.

Lidhja ŠKODA KODIAQ

Soundsystem CANTON

Dëgjoni muzikë dhe libra audio me cilësi të shkëlqyeshme zëri falë sistemit CANTON-Sound. Ai përfshin dhjetë altoparlantë me performancë të lartë, duke përfshirë një altoparlant qendror në bordin komandues dhe një nënvufer në bagazh. Sistemi i zërit ofron një fuqi dalëse prej 575 vatësh.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore
Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.