ŠKODA KODIAQ Dizajn
FENERET PARA
Koncepti i dizajnit për fenerët para është një nga elementët karakteristikë të projektimit të KODIAQ-ut. Dritat e mprehta të mjegullës janë vendosur në mënyrë të mbrojtur nën fenerët kryesorë.
ŠKODA KODIAQ Dizajn
PAMJA ANASH
Skajet precize dhe sipërfaqet e lëmuara krijojnë një bashkëveprim unik të dritës dhe hijes. Parapetat dhe pragjet anësore e tregojnë qartazi se ky automjet ndihet komod edhe në rrugë të pashtruara.
ŠKODA KODIAQ Design
PJESA E PASME
Pamja e pasme e automjetit dominohet vizualisht nga dritat me shkëlqim të lartë në formë C, pjesët e jashtme të të cilave janë vendosur në karrocerinë anësore. Prapakolpët ua bëjnë të qartë shpejt të gjithëve se me çfarë keni të bëni.
ŠKODA KODIAQ Dizajn
E FUQISHME
Dizajni i ŠKODA është qartësisht i dukshëm në maskarinon e KODIAQ, e cili është përkthyer po ashtu në gjuhën e dizajnit të një SUV. Kuadrati trapezoidal i kromuar ka 13 pllaka vertikale të sistemuar në çifte.
ŠKODA KODIAQ Dizajn
KRISTALL-DESIGN
Dritat e pasme LED kanë formën tipike C. Anash, mund të shihni gjithashtu lukun kristalor të pjesëve të jashtme. Përveç kësaj, forma e dritave të pasme është e rafinuar në mënyrë aerodinamike për të optimizuar lëvizjen e ajrit përreth makinës.
ŠKODA KODIAQ Dizajn
TAVAN PANORAMIK
Me tavanin panoramik prej xhami, me rrëshqitje elektrike, KODIAQ jo vetëm që hap një panoramë krejtësisht të re për ju, por bën që ambienti i brendshëm me përmasa bujare, të duket edhe më i madh.
ŠKODA KODIAQ Dizajn
LARTËSIA NGA TOKA
Një lartësi e rafinuar nga toka, një sistem inteligjent 4x4, një karroceri e fuqishme dhe një sërë sistemesh elektronike të asistencës për ecje në terren të vështirë e bëjnë ŠKODA KODIAQ automjetin offroad perfekt.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore