Škoda Kodiaq Bagazhi

Fund i dyanshëm

Në njërën anë ka një sipërfaqe praktike dhe të lashme lehtë, në anën tjetër një veshje tekstili elegante. Shtroja mund të kthehet lehtësisht në anën tjetër për të siguruar një sipërfaqe të përshtatshme për ngarkesën.

 

         

Škoda Kodiaq Bagazhi

Elementet e fiksimit

Siç mund të pritet nga Škoda, Kodiaq ofron gjithashtu shumë karakteristika praktike. Në bagazh janë elementët e rinj fiksues me të cilët objektet mund të shtrëngohen në mënyrë të sigurt. Thjesht vendosni çantat apo kutitë e blerjeve midis mbajtësve zgjatuese dhe asnjë objekt nuk do të rrëshqasë në bagazh.

Škoda Kodiaq Bagazhi

Varëse anësore

Dy varëse të mëdha në anët e bagazhit rrisin gjithashtu mundësitë e ngarkimit në Kodiaq. Këtu mund të vendosen në mënyrë të sigurt çantat dhe pakot, që në rast të kundërt nuk do të ishin të qëndrueshme. Një mënyrë e shkëlqyer për të transportuar çantat sportive apo ato të blerjeve.

Škoda Kodiaq Bagazhi

Rrjeta

Falë sistemit të zgjuar të rrjetave, varëseve dhe rafteve në bagazh, nuk keni pse të bëni kompromis për shkathtësinë dhe prakticitetin. Sistemi përdor varëset e sigurisë për të penguar rrëshqitjen para-mbrapa të sendeve të vogla. Do të mbeteni të kënaqur me varëset stabël në muret anësore kur t'ju duhet të vendosni çantat e blerjeve ose të transportoni pajisjet sportive.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore