Škoda Kodiaq Lidhshmëria

SmartLink

Falë SmartLink (MirrorLink™, Apple CarPlay dhe Android Auto) mund të përdorni me siguri smartfonin tuaj gjatë udhëtimit përmes sistemit të infoargëtimit. Kjo vlen edhe për aplikacionet e zgjedhura në smartfonin tuaj të cilat janë certifikuar për përdorim në automjete dhe kompatibël me MirrorLink™, Apple CarPlay dhe Android Auto.

Škoda Kodiaq Lidhshmëria

Škoda CONNECT

Ky produkt i ri i lidhjes ofron informacion online mbi trafikun, qasje në distancë përmes smartfonit tek funksionet e zgjedhura të automjetit dhe shumë më tepër. Një funksion i telefonatës urgjente është pjesë përbërëse e kësaj.

Škoda Kodiaq Lidhshmëria

INFOTAINMENT ONLINE

Shërbimi i infoargëtimit online ju ndihmon të arrini në destinacion në mënyrë të sigurt e të lehtë në çdo kohë. Krahas kësaj, sistemi i infoargëtimit merr informacion në kohë reale mbi trafikun dhe ju informon për motin, çmimet e karburantit dhe vendparkimet e lira. Dhe jo vetëm kaq.

Škoda Kodiaq Lidhshmëria

AKSESI I RREGULLT

Nëse dëshironi të merrni informacion në lidhje me udhëtimin, duke përfshirë konsumin e karburantit apo thjesht dëshironi të keni një përmbledhje të distancës që keni përshkuar, atëherë të dhënat e udhëtimit janë zgjidhja optimale. Këto dhe shërbime të tjera të qasjes në distancë janë përbërëse të Škoda Connect, tek të cilat mund të keni akses nga smartfoni nëpërmjet përdorimit të aplikacionit Škoda Connect.

Škoda Kodiaq Lidhshmëria

Telefonatë urgjence

Paketa e konektivitetit të Kodiaq përfshin edhe një lidhje për telefonata urgjente. Sistemi i telefonatës urgjente aktivizohet duke shtypur butonin e kuq në tavanin e automjetit. Në rast aksidenti, me aktivizimin e një airbag-u, fillon automatikisht edhe telefonata urgjente.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore