ŠKODA KODIAQ RS Nürburgring-Rekord

Më e shpejtë me shtatë vende

Fuchsröhre, Schwedenkreuz dhe Karussell - seksionet e pistës legjendare Nürburgring Nordschleife janë të njohura në të gjithë botën nga tifozët e automobilizmit. Nuk ka pistë tjetër garash më kërkuese dhe askund tjetër pilotët dhe automjetet nuk i arrijnë kufijtë e tyre si aty. KODIAQ RS u rezistoi kushteve të pistës në "Ferrin e Gjelbër" dhe arriti kohën më të mirë për një SUV shtatëvendëshe në Nordschleife me 9:29,84.

ŠKODA KODIAQ RS Nürburgring-Rekord

Sabine Schmitz për KODIAQ RS

"ŠKODA KODIAQ RS është vërtet kënaqësi në pistat e garave", thotë Sabine Schmitz. "ŠKODA ka shfrytëzuar plotësisht potencialin e një SUV të madhe me KODIAQ RS. E imagjinoj mjaft mirë se në të ardhmen do të ndesh më shpesh KODIAQ RS në xhirot e mia në Nordschleife", shton Schmitz me një shkelje syri.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore