Siguria ŠKODA KAROQ

Asistenti i korsisë

Asistenti i korsisë paralajmëron në rast të një dalje të pa menduar nga korsia dhe neutralizon një ndryshim të paqëllimtë të korsisë me një ndërhyrje aktive në timon. Ky sistem është aktiv për shpejtësinë mbi 65 km/h dhe njeh vijëzimet e korsisë.

Siguria ŠKODA KAROQ

Asistenti i radarit ballor përfshirë sistemin e detektimit të këmbësorëve.

Asistenti i radarit ballor është një sistem sigurie që paralajmëron për një përplasje të mundshme dhe, në rastet kur është e pa evitueshme, aktivizon frenat për të zbutur pasojat. Asistenti i radarit ballor monitoron në mënyrë të vazhdueshme distancën e automjetit përpara duke përdorur një sensor radari që gjendet në grilën e radiatorit. Nëse distanca zvogëlohet shumë ose ka rrezik përplasjeje e shoferi nuk reagon, sistemi ndërhyn automatikisht me një nga masat e mëposhtme:

 

Sinjal vizual nëse tejkalohet distanca minimale e lejueshme

Sinjal paralajmërues vizual dhe akustik 

Aktivizim i shkurtër automatik i frenave

Frenim automatik për të shmangur një përplasje apo për të zbutur pasojat e aksidentit

Siguria ŠKODA KAROQ

Asistenti i korsisë

Asistenti i korsisë detekton mjetin në vendin e verbër dhe paralajmëron drejtuesin për situatën e mundshme të rrezikut nëpërmjet sinjalit në pasqyrën e jashtme. Për këtë qëllim, dy sensorë radar në pjesën e poshtme të prapafangos monitorojnë zonën përreth dhe deri në 20m mbrapa automjetit. Bazuar në largësinë dhe shpejtësinë e mjeteve përreth, sistemi vendos nëse duhet të paralajmërojë shoferin me anë të sinjaleve optike apo akustike për ndonjë rrezik të mundshëm.

Siguria ŠKODA KAROQ

Asistenti i daljes nga parkimi

Si pjesë e asistentëve për ndërrim korsie, asistenti i daljes nga parkimi përdor të njëjtët sensorë radar dhe ndihmon për daljen nga parkimi. Në rast rreziku të menjëhershëm mund të frenojë automatikisht.

Siguria ŠKODA KAROQ

Asistenti i trafikut

Radari i përparmë detekton shpejtësinë dhe distancën e automjeteve përpara për të përshtatur automjetin tuaj me situatën aktuale të trafikut. Asistenti mund ta ngadalësojë shpejtësinë ose të frenojë menjëherë përpara një përplasjeje të mundshme. Krahas kësaj, sistemi lexon vijëzimet e rrugës dhe fillon kundërmasat e kontrolluara, në rast devijimi nga rruga. Ky asistent i trafikut bëhet aktiv kur rregullatori automatik i distancës(ACC) dhe asistenti i ndryshimit të korsisë janë të aktivizuar.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore
Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.