Detajet

KODA Karoq

Dimensionet

Siguria

Aspektet e sigurisë

Škoda Karoq nuk bën kompromis për sigurinë. Opsionet e mëposhtme janë të disponueshme:

ABS parandalon bllokimin e rrotave gjatë frenimit urgjent ose gjatë frenimit mbi rrugë të rrëshqitshme.
EDS ndihmon gjatë përshpejtimit dhe ngjitjes së dishezave me tërheqje të ulët në një prej rrotave aktive.
MSR pengon veprimin bllokues mbi rrotat aktive, që mund të ndodhë kur shoferi ul shpejtësinë mbi një sipërfaqe të rrëshqitshme.
› Duke shtuar presionin mbi frena, asistenti i frenimit ndihmon shoferin në situata ku frenimi urgjent është i nevojshëm. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm distancën e kërkuar të frenimit.
ASR siguron nisje dhe përshpejtim të qetë pa xhirim të gomave mbi sipërfaqet e rrëshqitshme.
Monitorimi elektronik i presionit të gomave TPM mban të informuar shoferin mbi presionin e gomave në çdo kohë.
Asistenti i nisjes në dishezë ndihmon shoferin të niset i sigurt në dishezë. Sistemi aktivizohet automatikisht në pjerrësi prej 5 gradësh ose më shumë dhe siguron nisje të lehtë e të sigurt në dishezë, pa përdorur frenat e dorës. Sistemi mban automjetin që të mos ecë mbrapsht apo të fiket.
Pulsimi i dritave të frenave parandalon rrezikun e përplasjeve - veçanërisht në momente trafiku në autostradë ose gjatë manovrave të frenimit kundër pengesave të papritura.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore