Škoda Karoq Sicherheit

Spurhalte-Assistent

Asistenti i ruajtjes së korsisë paralajmëron në rast të një dalje të pavullnetshme nga korsia dhe neutralizon një ndryshim të pakontrolluar të korsisë me ndërhyrje aktive në timon. Ky sistem është aktiv për shpejtësinë mbi 65 km/h dhe njeh vijëzimet e korsisë.

Škoda Karoq Sicherheit

Frontradar-Assistent inkl. Fußgängererkennung

Asistenti i radarit ballor është një sistem sigurie që paralajmëron për një përplasje të mundshme dhe, në rastet kur është e pa evitueshme, aktivizon frenat për të zbutur pasojat. Asistenti i radarit ballor monitoron në mënyrë të vazhdueshme distancën me automjetin para duke përdorur një sensor radari që gjendet në maskarino. Nëse distanca zvogëlohet shumë ose ka rrezik përplasjeje e shoferi nuk reagon, sistemi ndërhyn automatikisht me një nga masat e mëposhtme:

  • Sinjal vizual nëse tejkalohet distanca minimale e lejueshme
  • Sinjal paralajmërues vizual dhe akustik
  • Aktivizim i shkurtër automatik i frenave
  • Frenim automatik për të shmangur një përplasje apo për të zbutur pasojat e aksidentit

Škoda Karoq Sicherheit

Spurwechsel-Assistent

Asistenti i korsisë pikas mjetin në këndin e verbër dhe paralajmëron shoferin për situatën e mundshme të rrezikut nëpërmjet sinjalit në pasqyrën e jashtme. Për këtë qëllim, dy sensorë radar në pjesën e poshtme të prapafangos monitorojnë zonën përreth dhe deri në 20m mbrapa automjetit. Bazuar në largësinë dhe shpejtësinë e mjeteve përreth, sistemi vendos nëse duhet të paralajmërojë shoferin me anë të sinjaleve optike apo akustike për ndonjë rrezik të mundshëm.

Škoda Karoq Sicherheit

Auspark-Assistent

Si pjesë e asistentëve për ndryshim korsie, asistenti i daljes nga parkimi përdor të njëjtët sensorë radar dhe ndihmon për daljen nga parkimi. Në rast rreziku të menjëhershëm mund të frenojë automatikisht.

Škoda Karoq Sicherheit

Stau-Assistent

Radari i përparmë njehson shpejtësinë dhe distancën e automjeteve përpara për të përshtatur automjetin tuaj me situatën aktuale të trafikut. Asistenti mund ta ngadalësojë shpejtësinë ose të frenojë menjëherë përpara një përplasjeje të mundshme. Krahas kësaj, sistemi lexon vijëzimet e rrugës dhe fillon kundërmasat e kontrolluara, në rast devijimi nga rruga. Ky asistent i bllokimit në trafik bëhet aktiv kur kontrolli automatik i distancës(ACC) dhe asistenti i ruajtjes së korsisë janë të aktivizuar.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore