Skoda Karoq Gjerësia

Hapësira juaj

Në Skoda Karoq ka hapësirë të mjaftueshme për ju, për familjen tuaj dhe për bagazhet tuaja, për miqtë tuaj, hobet tuaja dhe pajisjet tuaja sportive, për punën tuaj, për udhëtimet tuaja dhe për relaksimin tuaj - thjesht hapësirë e mjaftueshme për ju dhe gjithë jetën tuaj.

Skoda Karoq Gjerësia

Hapësirë ​​për gjithçka që ju nevojitet

Me Skoda Karoq nuk keni pse të vendosni se çfarë të merrni me vete dhe çfarë të lini. Paketoni gjithçka - ka hapësirë të mjaftueshme. Bagazhi, më i madhi në këtë klasë, ofron një kapacitet 521 litra në bazë të variantit 5-vendësh. Mbështetëset e shpinës të sediljeve të pasme mund të çaktivizohen nga bagazhi, duke rritur vëllimin e ngarkesës në 1.630 litra.

Skoda Karoq Gjerësia

Mundësi të panumërta

Synimi ynë është që ta bëjmë jetën tuaj të përditshme me Karoq sa më të qetë - për shembull me sistemin VarioFlex, i cili ju lejon të palosni ose të hiqni sediljet e pasme dhe të sistemoni ambientin e brendshëm sipas kërkesave tuaja aktuale të hapësirës. Nëse dëshironi, edhe mund ta shndërroni Karoq në një furgon mallrash. Vëllimi i ngarkesës me këtë sistem është 479 litra dhe mund të zgjerohet në 1.605 litra me sediljet të palosura (ose 1.810 litra me sediljet e hequra).

Skoda Karoq Gjerësia

Ka hapësirë

Sistemi VarioFlex siguron fleksibilitetin e paprecedentë në klasën SUV. Do të gjeni konfigurimin më praktik sa hap e mbyll sytë: Mund të ndryshoni këndin e mbështetëseve, të lëvizni para-mbrapa sediljet e jashtme, të palosni të gjitha mbështetëset dhe jastëkët e sediljeve dhe t'i hiqni të gjitha sediljet tek e tek. Mbështetësja qendrore e palosur shërben si mbështetëse krahu me një mbajtëse pijesh dhe tabletash.

Skoda Karoq Gjerësia

Rreshti i dytë, klasi i parë

Me sistemin VarioFlex, sedilja qendrore e pasme mund të hiqet plotësisht për t'u mundësuar dy sediljeve të jashtme të zhvendosen drejt qendrës. Dhe tashmë do të keni dy sedilje të preferuara.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore