Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Sistemet më të fundit të informacionit dhe argëtimit

Zgjidhni mes tre sistemeve të infoargëtimit të fjalës së fundit të teknologjisë me ekrane që variojnë në përmasa nga 6,5 deri 9,2 inç. Radion-navigimi i klasit të parë "Amundsen", që përshin Virtual Cockpit si pajisje standarde ofron mes të tjerash navigim 3D, kontroll me anë të gjesteve, si dhe Škoda Connect. Si pajisje opsionale është i disponueshëm një WLAN-Hotspot ose sistemi i zërit. 

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Shop

Nëse zgjidhni radio-navigatorin "Amundsen", sistemi juaj i infoargëtimit ka të integruar aplikacionin Shop. Atje mund të ngarkoni lehtë dhe rehat paketat e të dhënave, të zgjeroni shërbimet tuaja online të Škoda Connect dhe të shkarkoni një përzgjedhje aplikacionesh që zgjerohen vazhdimisht. E gjithë kjo, pa dalë nga automjeti

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Škoda Connect

Škoda Connect ofron gjeneratën e re të shërbimeve

  • Shërbimi online i navigimit dhe i informacionit,
  • qasja në distancë e funksioneve të përzgjedhura të automjetit nëpërmjet një smartfoni dhe
  • ndërveprimi në distancë me qendrën e servisit të Škoda.

Telefonata urgjente, që kontakton automatikisht me shërbimet e shpëtimit në rast aksidenti, është pjesë e integruar e këtij koncepti.

 

 

 

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Informacionet Online

Me shërbimet online të infoargëtimit arrini gjithmonë në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme në destinacionin tuaj. Me këto shërbime  sistemi juaj i infoargëtimit merr informacion në kohë reale mbi trafikun nëpërmjet internetit, përditësime të hartave online, parashikime të motit (si grafikë), çmimet e karburantit dhe informacione për vendparkimet e lira në zonën tuaj. Dhe jo vetëm kaq.

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Hyrja në distancë - kyçja dhe zhbllokimi

Qasja në distancë, një tjetër funksion i Škoda Connect, mundëson një mënyrë krejt të re të kontrollit të automjetit - mjafton ta lidhni automjetin me smartfonin tuaj. Për shembull, mund ta kyçni ose çkyçni automjetin tuaj nga çdo vend duke përdorur funksionin "Kyç-& Çkyç". I dobishëm, veçanërisht nëse keni harruar të kyçni automjetin ose dëshironi ta hapni atë nga larg për dikë.

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Hyrja në distancë: pozicioni i parkimit

Ndodheni në një garazh të madh në një qytet të panjohur dhe po kërkoni makinën tuaj? Asnjë panik! Me funksionin "Pozicioni i parkimit" garantoheni se do ta gjeni automjetin tuaj. Automjeti përcjell automatikisht pozicionin pas çdo udhëtimi, të cilin mund ta shihni lehtësisht në smaftonin apo orën tuaj inteligjente. Funksioni "Pozicioni i parkimit" përshihet në shërbimet e qasjes në distancë. 

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Škoda Connect App

Nëpërmjet instalimit të aplikacionit Škoda Connect në smartfon ose orën inteligjente, mund të kontrolloni në distancë nëse xhamat e makinës janë mbyllur, të zbuloni se sa karburant ju ka mbetur në serbator, ose të tërhiqni dhe ruani të dhëna për udhëtimin si p.sh. kilometrat e përshkuara apo shpejtësia.

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Telefonatë urgjence

Shërbime të caktuara të Škoda Connect zgjidhen duke përdorur butonat në modulin e tavanit. Butoni i kuq i telefonatës urgjente djathtas nis menjëherë një telefonatë urgjente nëse bëheni viktimë apo dëshmitar i një aksidenti të rëndë. Butoni qendror krijon lidhje me qendrën e servisit të Škoda në rast defekti. Butoni majtas ju ofron informacione shtesë nëpërmjet linjës së informacionit të Škoda.

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Wireless SmartLink

Sistemi SmartLink ju ofron mundësinë për të lidhur pa tel smartfonin tuaj me sistemin e integruar të infoargëtimit nëpërmjet Apple CarPlay. Përdorni sistemin e navigimit, dëgjoni muzikën ose poadcast-et tuaja nëpërmjet aplikacioneve të preferuara, përgjigjjuni mesazheve, bëni telefonata ose kërkoni informacion të detajuar për automjetin nëpërmjet Škoda OneApp.

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Telefonbox

Kutia e telefonit me lidhjen induktive të celularit me antenën e automjetit amplifikon sinjalin. Ai gjithashtu shërben edhe si hapësirë e sigurt mbajtëse për telefonin tuaj gjatë udhëtimit. Smartfonë të caktuar mund të karikohen pa tel në kutinë e telefonit.

Škoda Kamiq LIDHSHMËRIA

Deri në 5 lidhje të energjisë USB Tipi C

Kamiq ka në pjesën e përparme si pajisje standarde dy porta USB-je moderne të tipit C, për karikim me ndriçim mbrapa. Pra, mund të transferoni lehtësisht të dhënat tuaja dhe të karikoni pajisjet tuaja celulare. Në mënyrë opsionale, mund të shtohen tre porta USB-C shtesë, një në konsolën e pasqyrës për karikimin e një kamere dhe dy për pasagjerët mbrapa, për të karikuar pajisjet e tyre.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore