Škoda Kamiq Asistenti i sigurimit

Ndërrimi i korsisë me ndihmësin anësor

Falë dy sensorëve të radarit në pjesën e pasme, asistenti i ndryshimit të korsisë me asistentin anësor zbulon automjetet që afrohen nga prapa ose që ndodhen në këndin e verbër. Shoferi informohet për këtë nëpërmjet një sinjali LED në pjesën e brendshme të kasave të pasqyrës së jashtme. Asistenti i ruajtjes së korsisë me asistentin anësor mund të pikasin automjetet në distancë prej afro 70 metrash, duke paralajmëruar në mënyrë efektive shoferin për situatat e rrezikshme në autostrada dhe rrugë ndërurbane.

Škoda Kamiq Asistenti i sigurimit

Ndihma për mbajtjen e korsisë

Asistenti i ruajtjes së korsisë zbulon daljet e pavullnetshme , paralajmëron shoferin me një mesazh vizual dhe fillon lëvizjen korrigjuese të timonit. Aktivizohet me shpejtësi mbi 65 km/h, me kusht që të ketë shenja korsie të dallueshme mbi sipërfaqen e rrugës dhe të mos jetë ndezur sinjali i kthesës.

Škoda Kamiq Asistenti i sigurimit

Ndihmësi i radarit të përparmë

Asistenti i radarit ballor është një sistem sigurie që paralajmëron për një përplasje të mundshme dhe, në rastet kur është e pa evitueshme, aktivizon frenat për të zbutur pasojat. Identifikuesi i këmbësorëve skanon pjesën e rrugës përpara. Nëse pikasen persona, sistemi është në gjendje të ngadalësojë automjetin automatikisht apo edhe ta ndalojë plotësisht atë. Kjo rrit në mënyrë të ndjeshme sigurinë e këmbësorëve.

Škoda Kamiq Asistenti i sigurimit

Mbrojtja proaktive

Ky sistem koordinon funksionet e sistemeve të caktuara të sigurisë në bord për të zbutur situatat e rrezikut apo të aksidenteve. Në situata të paqëndrueshme gjatë udhëtimit, rripat e sigurimit në vendet e para shtrëngohen më shumë. Gjithashtu, sistemi mbyll pothuajse plotësisht xhamat anësorë. Kjo parandalon hyrjen e sendeve të huaja në brendësi të automjetit.

Škoda Kamiq Asistenti i sigurimit

Frenat automatike

Frenat aktivizohen automatikisht kur sensorët (sensorët e airbag-ëve) pikasin një goditje. Ngadalësimi i automjetit fillohet automatikisht nga ESC. Në këtë mënyrë, shmangen dëmtimet e mëtejshme të shkaktuara nga vijimi i ecjes së automjetit.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore