Škoda Kamiq Komforti

Elementet e brendshme të ngrohjes

Kujdesemi për komoditetin tuaj gjatë gjithë vitit. Në dimër, një xham i përparmë me ngrohje është i domosdoshëm. Pas një udhëtimi në klimë të ftohtë, mund të ngroheni shpejt falë timonit me ngrohje dhe sediljeve para dhe mbrapa me ngrohje.

Škoda Kamiq Komforti

Sedilja e shoferit e rregullueshme në mënyrë elektrike

Sedilja e shoferit mund të komandohet në mënyrë elektrike dhe ofron rehati maksimale në timon. Duke rregulluar në mënyrë ekzakte sediljen me anë të elementëve të kontrollit, mund të gjeni shumë shpejt pozicionin tuaj ideal.

Škoda Kamiq Komforti

"Climatronic" - Kondicioner me 2 zona

Sistemi i klimës me 2 zona "Climatronic" ruan temperaturën tuaj të përzgjedhur brenda Kamiq-ut dhe ka dy zona ku shoferi dhe pasagjeri para mund të përcaktojnë temperaturën e tyre. Një sensor lagështie redukton mjegullimin e xhamit dhe rrit komoditetin e klimës.

Škoda Kamiq Komforti

Tavani panoramik

Tavani i madh panoramik prej xhami që vjen si pajisje opsionale, me perde mbrojtëse elektrike ndaj diellit, lejon dritë të mjaftueshme dite në brendësi. Xhami i errët parandalon nxehtësinë dhe dritën e fortë të depërtojnë në brendësi të automjetit. Krahas kësaj, tavani panoramik prej xhami ka një perde me komandim elektrik për rrezet e diellit që - në mënyrë inovative - hapet nga mbrapa para, duke u ofruar pasagjerëve mbrapa më tepër hapësirë për kokën dhe një pamje mbresëlënëse.   

Škoda Kamiq Komforti

Škoda Soundsystem

Radioja "Bolero" dhe "Amundsen" mund të pajisen me një sistem HiFi 405- vatësh, me 10 altoparlantë, Digital Equalizer dhe një nënvufer në bagazh. Mund të zgjidhni mes profileve të shumta të paracaktuara të audios (Škoda, Classic dhe Rock) dhe të përshtatni zërin sipas pasagjerëve të automjetit.

Škoda Kamiq Komforti

Kessy

Tani, mjafton të keni çelësin me vete, por pa e mbajtur në dorë, për të kyçur ose çkyçur Kamiq-un tuaj. Njësia e komandimit KESSY njeh çelësin tuaj dhe automjeti çkyçet automatikisht kur përdoren dorezat e dyerve ose të bagazhit. Motori ndizet me shtypjen e një butoni.

Škoda Kamiq Komforti

Regensensor

Kamiq mund të jetë i pajisur me një sensor shihu që aktivizon automatikisht pastrueset e xhamit dhe kontrollon shpejtësinë e tyre. 

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore