Škoda Kamiq Pjesa e brendshme

Forma ndjek funksionin

Ambienti i brendshëm i Kamiq pasqyron dizajnin e jashtëm dhe bën një hap të madh drejt në të ardhmen e mjeshtërisë. Interieri bujar dominohet nga një panel elegant i kroskotit me sipërfaqe të buta mëndafsh dhe një ekran statik me shirita dhe nënshkrime dekorative. Ergonomia unike e Škoda mund të gjendet edhe tek Kamiq. 

Škoda Kamiq Pjesa e brendshme

Stili juaj, Kamiq juaj

Një tjetër avantazh i ambientit të brendshëm të Kamiq, përveç dizajnit të ndryshuar sipas gjendjes emocionale dhe materialeve të cilësisë së lartë, është mundësia për personalizim. Zgjidhni midis disa varianteve të sediljeve dhe dekoreve, të cilat nënvizohen nga një nënshkrim i kombinuar dekori. 

Škoda Kamiq Pjesa e brendshme

Ndriçimi i ambientit

Ndriçimi i ambientit është i disponueshëm, sipas kërkesës, me tre ngjyra - të bardhë, të kuqe dhe bakër (e ilustruar) - dhe kontribuon për komoditetin e këndshëm të ambientit të brendshëm. Përveç panelit të kroskotit, ai ndriçon edhe hapësirën e këmbëve dhe zona të tjera të brendshme.

Škoda Kamiq Pjesa e brendshme

Virtual Cockpit

Me kroskotin Virtual Cockpit dhe ekranin e tij 10,25" keni gjithmonë një panoramë para. Mund të zgjidhni mes pesë llojeve të prezantimit, një prej tyre është paraqitja Sport. 

 

Škoda Kamiq Pjesa e brendshme

Dynamic-Paket

Preferoni një stil sportiv? Atëherë zgjidhni paketën Dynamic për t'i dhënë Kamiq-ut tuaj një ambient të brendshëm sportiv dhe plot stil. Paketa përfshin: sedilje sportive para me kombinim stof-Suedia, mbështetëset e kokës para të integruar në mbështetësen e shpinës, Timonin prej lëkure me 3 shufra"Supersport" për komandimin e Radios dhe telefonit me elementët krom dhe fildish, kokën e levës së marsheve prej lëkure me elemente krom, Pedalet me veshje inoksi, tavanin me ngjyrë të zezë, ndriçim ambienti

 

Škoda Kamiq Pjesa e brendshme

Sedilja e pasagjerit që mund të paloset

Mbështetësja e sediljes së pasagjerit para mund të paloset për të transportuar objekte me një gjatësi deri në 2.410 mm në pjesën e brendshme.

Škoda Kamiq Pjesa e brendshme

Hapësirë ​​për të gjithë familjen

Në brendësi, do të gjeni vend të mjaftueshëm për të gjithë familjen. Falë sediljeve të rehatshme dhe një hapësire për gjunjët prej 73 mm, mund të udhëtoni në mënyrë komode në Kamiq. Me një hapësirë prej 1.003 mm sipër sediljeve të pasme, udhëtimet me makinë janë një kënaqësi për fëmijët dhe të rriturit, edhe në pjesën e pasme. Bagazhi praktik i pajisur me shumë varëse dhe mundësi fiksimi, ofron një vëllim bujar prej 400 litrash. Kur paloset mbështetësja e ndashme e sediljes, vëllimi i bagazhit shkon befasisht në 1.395 litra.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore