Škoda Kamiq Dizajn

Gjithçka në pamje

City-SUV e re Kamiq jep më të mirën që bota e SUV-ve ofron në një përmasë kompakte, perfekte për rrugët e ngushta të qytetit. Lartësia më e madhe nga toka ju jep një pamje më të mirë të ambientit përreth dhe e bën më të lehtë hyrjen. Kamiq transmeton forcë dhe siguri - një ndjesi që do t'ju shoqërojë kudo.

Škoda Kamiq Design

Bereit für den Großstadt-Dschungel

Karakteristikat e rëndësishme të ambientit të jashtëm e bëjnë Kamiq-un të duket i fuqishëm dhe robust:

Zgjatimi i parakolpit dhe prapakolpit (për të gjitha variantet e pajisjeve)

Shiritat anësorë të lyer me ngjyrë gri platini (varianti i pajisjeve Style)

Zgjatimi i parakolpit dhe prapakolpit është ngjyrë të zezë tek varianti i pajisjeve Active, ndërsa ngjyrë gri platini për variantin Ambition dhe Style (opsional i disponueshëm me ngjyrë të zezë).

Škoda Kamiq Dizajn

Fenerë LED

Kamiq është i pajisur si standard me fenerë kryesorë LED që përmbajnë dioda për dritat e shkurtra, për dritat e gjata, dritat e pozicionit dhe dritën e ditës. Në mënyrë opsionale, mund të pajiset me fenerë plotësisht LED të ndarë. Pjesa e sipërme përbëhet nga katër drita për dritat e ditës, të cilat funksionojnë gjithashtu edhe si tregues spektakolarë të animuar të kthesës. Pjesa e poshtme është e rezervuar për dritën e shkurtra dhe dritat e gjata, si dhe për dritat e mjegullës dhe dritat këndore e të kthesës.

Škoda Kamiq Dizajn

Dritat e pasme LED

Kamiq është i pajisur si standard me drita të pasme LED, ku ka dioda për dritat e frenave, dritat e pozicionit dhe ato të mjegullës. Ndriçimi opsional plotësisht LED ka tregues të animuar të kthesës, që ndriçojnë nga brenda jashtë. Falë fenerëve me formë C të zhvilluar nga Škoda, dritat e pasme plotësisht LED çojnë dritë në errësirë. Përgjigjja e tyre e shpejtë rrit sigurinë. Strukturat kristalore anash dhe mbishkrimi "Škoda Crystal Lighting" në dritat e pasme shtojnë thekse elegante. 

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore