ŠKODA FABIA Asistenti në ecje

Asistenti radar ballor

Një tjetër engjëll mbrojtës është asistenti radar ballor duke përfshirë asistentin e frenimit emergjent-City. Ai të vjen në ndihmë në momentin kur konstatohet një rrezik para automjetit dhe të paralajmëron. Përveç kësaj, ai mund t'i aktivizojë vetë frenat për të zbutur pasojat e një përplasjeje apo në rastin më të mirë, për ta mënjanuar atë plotësisht.

ŠKODA FABIA Asistenti në ecje

Detektimi i lodhjes

Risi: Detektimi i lodhjes vlerëson të dhënat nga sensorët në timon për të monitoruar sjelljet e shoferit të cilat tregojnë lodhje. Nëse zbulohet një shenjë lodhjeje, ekrani Maxi-DOT e sinjalizon shoferin me anë të një sinjali vizual, duke rekomanduar një pushim.

ŠKODA FABIA Asistenti në ecje

Kontrolli i stabilizimit elektronik me frena kundër përplasjes së shumëfishtë

Kontrolli elektronik i stabilitetit ju mbështet në kontrollin e situatave kritike që mund të kalojë mjeti juaj, për të mos e lënë atë të rrëshqasë. Sistemi është teknikisht më i sofistikuar se më parë, sepse tani është i pajisur me bllokuesin diferencial elektronik XDS +. Ndërhyrja në shënjestër e XDS + në gomat e përparme përmirëson stabilitetin e mjetit në kthesat e shpejta, duke ju lejuar një stil më sportiv në ngarje. Përveç kësaj, teknologjia ndërhyn automatikisht në raste emergjente nëpërmjet frenave kundër përplasjes së shumëfishtë, duke shmangur rrëshqitjen e pakontrolluar pas përplasjes.

ŠKODA FABIA Asistenti në ecje

Limitatori i shpejtësisë

FABIA është e pajisur me një limitator shpejtësie. Siç mund të kuptohet nga emri, limitatori i shpejtësisë nuk e lejon shoferin që të udhëtojë më shumë se shpejtësia e programuar.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore
Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.