Komoditeti ŠKODA FABIA
Kamera e pasme
Për parkim edhe më të lehtë, FABIA-n tuaj mund ta pajisni me një kamerë të pasme. Ajo kontrollon zonën pas automjetit dhe tregon mënyrën e përsosur për të parkuar në mënyrë të sigurt në zonën e zgjedhur të parkimit. Gjerësia e automjetit merret po ashtu në konsideratë.
Komoditeti ŠKODA FABIA
Sensorët e parkimit para dhe mbrapa
Mënyra e shkëlqyer e manovrimit të FABIA-s e bën parkimin shumë të lehtë. Përveç kësaj, sensorët e parkimit, që janë mjaft mirë të integruar në parakolp dhe prapakolp, ju mbështesin duke kontrolluar distancën nga pengesat e mundshme.
Komoditeti ŠKODA FABIA
Kompjuter në bord me ekran Maxi-DOT
Ekrani qendror Maxi-DOT i ofron shoferit mundësinë e shfaqjes së funksioneve të ndryshme kompjuterike si temperatura e jashtme, ora apo distanca e përshkruar (nga dita e furnizimit me karburant dhe deri në përfundim). Përveç kësaj, aty tregohen informacione të sistemeve të asistencës, të radios apo të një telefoni të lidhur me Bluetooth. Për temperaturë e motorit dhe nivelin e karburantit ka njoftime analoge.
Komoditeti ŠKODA FABIA
Konfigurimet e automjetit
Në menunë "CAR" të sistemit të info-argëtimit Bolero dhe Swing mund të konfigurohen funksione të caktuara të FABIA-s, si sistemet ndihmëse dhe sensorët e parkimit e të dritës.
Komoditeti ŠKODA FABIA
Tempomat
Kontrolli i shpejtësisë me limitator shpejtësie të përfshirë ruan automatikisht shpejtësinë e dëshiruar. Ai mund të çaktivizohet me një goditje të fortë në pedalin e gazit.
Komoditeti ŠKODA FABIA
Funksioni ndihmës i shiut/fenerëve
Shiu apo muzgu nuk do të jenë më problem për ju. FABIA mund të jetë e pajisur me një sensor shiu të vendosur në pasqyrën e brendshme, e cila aktivizon automatikisht fshirëset e xhamave dhe përshtat sipas nevojës shpejtësinë e tyre. Sensori i dritës aktivizon automatikisht ndriçimin, kur drita e ambientit bie nën një vlerë të caktuar (për shembull, në një tunel apo në muzg).
Komoditeti ŠKODA FABIA
Sistemi i hapjes dhe i mbylljes "KESSY"
Hapja dhe mbyllja e dyerve, ndezja dhe fikja e motorit - të gjitha pa pasur nevojë të kërkoni çelësat tuaj? Këtë komoditet e ofron KESSY. Thjesht duke tërhequr dorezën (ose duke shtypur butonin në derën e pasme) dhe automjeti hapet në mënyrë automatike. Ju mund ta ndizni automjetin vetëm duke shtypur një buton. Butoni gjendet në krahun e djathtë të boshtit të timonit.
ŠKODA FABIA Komfort
Climatronic
Me sistemin e kondicionimit të ajrit të kontrolluar elektronikisht, Climatronic, ju caktoni temperaturën e brendshme të dëshiruar, e cila kontrollohet nga sensorë dhe kontrolle elektronike.
Komoditeti ŠKODA FABIA
Asistenti i ngjitjes në kodër (Hill-Hold-Control)
Me funksionin Hill-Hold Control (HHC) ju mund të ngjiteni pa vështirësi në një pjerrësi, pa pasur problemin e ecjes mbrapa të automjetit ose pa u dashur të përdorni frenat e dorës. Nëse lëshoni pedalin e frenave në pjerrësi, sistemi HHC mban presionin në sistemin e frenave duke mos e lëshuar mjetin për 1 deri në 2 sekonda - kohë e mjaftueshme për të bërë të mundur vazhdimin e ecjes në mënyrë të relaksuar.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore