Siguria ŠKODA CITIGO

Siguria

Një nga karakteristikat e sigurisë të ŠKODA CITIGO është asistenti i frenimit në rast emergjence City. Është një risi për sigurinë e drejtimit, sidomos në trafikun e dendur urban.  Asistenti ka një funksion frenimi në rast emergjence që monitoron trafikun deri në 10 metra përpara automjetit me një shpejtësi deri  në 30 km/h. Nëse drejtuesi nuk reagon në kohë ndaj një pengese, sistemi mund të shmangë përplasjen. 

Siguria ŠKODA CITIGO

Konstruksion i sigurt

Një strukturë karrocerie e ngurtë ka rëndësi thelbësore për sigurinë.  Pjesa e përparme dhe e pasme e automjetit janë të dizenjuara për përthithje maksimale të energjisë në përplasje. Një funksion i veçantë i ndarjes motorike pengon që motori të futet në zonën e pasagjerëve. Në rast përplasjeje të rëndë, ai rrëshqet nën zonën e pasagjerëve për të mos rrezikuar askënd.

Siguria ŠKODA CITIGO

ESC - Kontrollori elektronik i stabilizimit

ESC ose kontrolli elektronik i stabilitetit mbështet drejtuesin për zotërimin e situatave kritike që mund të kalojë automjeti  për të mos e lënë atë të rrëshqasë. Njësia e kontrollit krahason në vazhdimësi të dhënat aktuale të sjelljes së drejtimit të mjetit më vlerat standarde.  Nëse vlerat nuk përputhen, njësia e kontrollit bën një stabilizim të automjetit.  ESC është një ndihmë e rëndësishme për drejtuesin, por nuk mund të shmangë ligjet e natyrës. Ai mund ta ndihmojë atë, vetëm nëse sigurohet një sasi minimale fërkimi për gomat i nevojshëm për të stabilizuar automjetin. 

Siguria ŠKODA CITIGO

Airbag-ët në pjesën e përparme

Një airbag përpara në timon mbron shoferin, një tjetër në bord është për pasagjerin. Airbag-u për pasagjer mund të çaktivizohet sipas nevojës.

Siguria ŠKODA CITIGO

Airbag-ët e kokës dhe të kraharorit

Airbag-ët e kokës dhe të kraharorit të vendosur në pjesën ballore mbrojnë pjesën e legenit, barkut dhe kraharorit të shoferit dhe pasagjerit nga goditja anësore.

Siguria ŠKODA CITIGO

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore
Ky site përdor cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies të ruhen në pajisjen tuaj.
Prano dhe vazhdo.