Sistemi ndihmës dinamik i ndriçimit në largësi

Ju tani mund të udhëtoni  me dritat e gjata pa verbuar shoferët që afrohen. Sistemi ndihmës dinamik i ndriçimit në largësi jo vetëm që mund të ndryshojë nga drita të gjata në drita lakuese, por mund të ndriçojë edhe në mënyrë të diferencuar. Për këtë qëllim, Superb përdor kamera multifunksionale që është e integruar në pjesën e pasme të pasqyrës.

Sistemi ndihmës i korsisë

Sistemi ndihmës i ndryshimit të korsisë mbikëqyr me anë të radarëve në prapakolp edhe spotet e errëta mbrapa dhe pranë mjetit.  Bazuar në largësinë dhe shpejtësinë e mjeteve përreth, sistemi vendos nëse duhet të paralajmërojë shoferin me anë të sinjaleve optike apo akustike për ndonjë rrezik të mundshëm. 

Sistemi ndihmës i daljes nga parkimi

Me ndihmën e të njëjtit sensor radari të ndryshimit të korsisë, ju vjen në ndihmë edhe sistemi asistent i daljes nga parkimi mbrapsht në rast shikueshmërie të kufizuar. Në situata të mundshme rreziku, sistemi mund të komandojë duke shtypur edhe automatikisht frenat e automjetit.

Sistemi ndihmës në trafik

Sistemi ndihmës në trafik është një funksion komforti që tek Superb lehtëson përdorimin e kutisë së shpejtësisë DSG në udhëtime me trafik. Ky sistem asistimi në trafik është aktiv kur sistemi ndihmës i kontrollit të distancës(ACC) dhe ai i ndryshimit të korsisë janë të aktivizuar.

Sistemi i kontrollit dinamik të shasisë (DCC)

Nga mbledhja e vazhdueshme e të dhënave mbi pozicionin e timonit, karrocerisë dhe lëvizjes së amortizatorëve, sistemi i kontrollit dinamik të shasisë mund t'u përgjigjet situatave në trafik. Kështu automjeti u përshtatet kërkesave në udhëtim me anë të përzgjedhjes së përcaktuar të stilit të udhëtimit. 

 

Sistemi ndihmës i parkimit

Për të gjithë ata, që duan të kursejnë mundimin dhe lodhjen e manovrimit në futjen në parkim, sistemi ndihmës i parkimit ju ofron mbështetjen perfekte. Sepse ky sistem të ndihmon në gjetjen e një vendparkimi të përshtatshëm duke parkuar  horizontalisht dhe vertikalisht në hapësirat e duhura dhe madje në mënyrë të pavarur nxjerr makinën nga vendparkimi.