Udhëtim i sigurtë
Udhëtim i sigurtë
Udhëtim i sigurtë
Udhëtim i sigurtë

I sigurt në rrugë

Në ŠKODA Superb-in e ri janë në dispozicion një sërë sistemesh ndihmëse që kujdesen për komfort të pakrahasueshëm në udhëtim dhe siguri maksimale edhe në situata të papritura në trafik. 

Pesë yje për Superb-in e ri

Euro NCAP Crashtest vërteton nivelin e lartë të sigurisë së ŠKODA Superb me dhënien e pesë yjeve. 

Sistemi ndihmës i radarit ballor përfshirë sistemin ndihmës të frenimit të papritur në qytet

Sistemi ndihmës i radarit ballor është një sistem sigurie i cili të paralajmëron për një rrezik përplasjeje dhe në këtë rast inicion një shtypje të frenave për të zbutur një përplasje të mundshme.

Me anë të një sensori radar në grilën e radiatorit, sistemi ndihmës i radarit ballor mbikëqyr distancën me mjetin pararendës. 

Nëse distanca zvogëlohet shumë ose ka rrezik përplasjeje dhe shoferi nuk reagon, sistemi i sigurisë merr masat e mëposhtme: 

  • Sinjal optik në Maxi-DOT, kur tejkalohet distanca e sigurt me mjetin para
  • Sinjal paralajmërues akustik dhe optik
  • Sistemi mundëson një shtypje të lehtë të frenave 
  • Frenim automatik për të mënjanuar një përplasje ose për ta zbutur atë

Mbrojtje proaktive e pasagjerëve

Ky sistem koordinon funksionimin e sistemeve të caktuara të sigurisë në bord për të zbutur situatat e rrezikut apo të aksidenteve. 

Ka dy nivele të mbrojtjes  proaktive të pasagjerëve në varësi të karakteristikave të funksioneve të instaluar në Superb:

Niveli i 1-rë i mbrojtjes

Në situata të paqëndrueshme gjatë udhëtimit, rripat e sigurimit në vendet e para shtrëngohen më shumë. Përveç kësaj, sistemi në bashkëpunim me kontrollin elektronik të stabilizimit (ESC) mbyll dritaret anësore dhe baxhën rrëshqitëse pothuajse tërësisht. Kjo parandalon hyrjen e sendeve të huaja në brendësi të automjetit.

Niveli i 2-të i mbrojtjes

Për nivelin e dytë, sistemi përdor sensorët radar të kontrollit automatik të distancës në pjesën ballore të automjetit për reagime parashikuese.

 Sistemi ndihmës i korsisë

Sistemi ndihmës i ndryshimit të korsisë mbikëqyr me anë të radarëve në prapakolp edhe spotet e errëta mbrapa dhe pranë mjetit.  Bazuar në largësinë dhe shpejtësinë e mjeteve përreth, sistemi vendos nëse duhet të paralajmërojë shoferin me anë të sinjaleve optike apo akustike për ndonjë rrezik të mundshëm. 

Sistemi ndihmës i daljes nga parkimi

Me ndihmën e të njëjtit sensor radari të ndryshimit të korsisë, ju vjen në ndihmë edhe sistemi asistent i daljes nga parkimi mbrapsht në rast shikueshmërie të kufizuar. Në situata të mundshme rreziku, sistemi mund të komandojë duke shtypur edhe automatikisht frenat e automjetit.

Sistemi ndihmës në trafik

Sistemi ndihmës në trafik është një funksion komforti që tek Superb lehtëson përdorimin e kutisë së shpejtësisë DSG në udhëtime me trafik. Gjatë një trafiku të rënduar me shpejtësi nën 60 km/h, lëvizja e timonit, frenimi dhe shpejtësia bashkëveprojnë në mënyrë automatike.  Shoferi nuk duhet të bëjë gjë tjetër përveç mbajtjes së timonit me duar. Ky sistem asistimi në trafik është aktiv kur sistemi ndihmës i kontrollit të distancës(ACC) dhe ai i ndryshimit të korsisë janë të aktivizuar.

Kontrolli elektronik i stabilizimit (ESC) me frenim kundër përplasjes së dyfishtë

Kur një automjet përfshihet në një aksident, ndërkohë që airbag-ët janë aktivizuar, automjeti ende mund të vazhdojë të lëvizë dhe ekziston rreziku i një përplasje të dyfishtë.

Sistemi i frenimit kundër përplasjes së dyfishtë (MKB) vjen në ndihmë duke aktivizuar frenat dhe duke ulur shpejtësinë e mjetit pas një përplasjeje, me qëllim stabilizimin e mjetit për ta mënjanuar përhapjen e aksidentit. 

Sistemi i zbulimit të lodhjes

Për sigurinë tuaj, sidomos në udhëtime të gjata natën, aktivizohet sistemi i zbulimit të lodhjes, i cili vlerëson detajet e drejtimit të mjetit me shpejtësi mbi 65 km/h. Sapo funksioni zbulon një sjellje që mund të jetë shenjë e lodhjes së shoferit, si p.sh korrigjime intensive të drejtimit të timonit, sistemi rekomandon marrjen e një pushimi.

Airbag-ët

Tek Superbi i ri asgjë nuk i është lënë rastësisë. Në situatat e rrezikut ku shoferi nuk mundet më të parandaloj aksidentin aktivizohen sistemet e sigurisë pasive siç janë airbag-ët (të cilët tek Superbi vijnë shtatë të tillë) si pajisje serie dhe dy të tjerë opsional. 

Deri në 9 airbag-ë

Sistemi i airbag-ëve ofron së bashku me rripat e sigurimit një mbrojtje shtesë të pasagjerëve, me qëllim të zbutjes së pasojave në një përplasje.

 

Airbag-ët në pjesën e përparme

Airbag-u për shoferin është i vendosur në pjesën e boshtit të timonit. Airbag-u i pasagjerit të parë gjendet në kroskot dhe mund të çaktivizohet në rast nevoje. 

Airbag tek gjunjët

Airbag-u nën boshtin e timonit mbron gjunjët dhe këmbët e shoferit. 

Airbag-ët anësorë të përparmë

Në rast të një përplasjeje anësore, airbag-ët anësorë të vendosur në pjesët anësore të sedijeve të para mbrojnë shpinën dhe kraharorin e shoferit dhe pasagjerit të parë. 

Airbag-ët e kokës

Airbag-ët e aktivizuar të kokës ndërtojnë një mbrojtje nga lart, e cila mbron jo vetëm pasagjerët e pjesës së përparme, por edhe pasagjerët mbrapa nga dëmtime të mundshme të kokës.