ŠKODA Octavia RS
ŠKODA Octavia RS
Kombinimi i pasionit, fuqisë dhe hapësirës

Octavia RS - Sport për të gjithë familjen.

Octavia RS kombinon natyrshëm rehatinë maksimale me një karakter të gjallë e dinamik si dhe teknologjinë më të fundit me një dhunti për dizajn klasik. Parakolpi dhe prapakolpi dinamik i japin makinës një pamje sportive, duke përcjellë edhe një ndjenjë të sigurisë, që e bën Octavia RS, pavarësisht forcës së saj, një makinë familjare.

Karakteristika

Të ndjehesh mirë

Timoni i veshur me lëkurë të perforuar "Supersport" është i dekoruar me shenjën RS. Dizajni i pazakontë është i kombinuar me teknologjinë më të fundit, si p.sh sistemi i drejtimit elektro-mekanik me transmision fuqie të ndryshueshme. Prandaj stilin sportiv të ecjes nuk mund ta ndalë asgjë. Për tërheqje më të mirë në kthesa, ju vjen në ndihmë sistemi XDS.

Luks sportiv.

Korniza e zezë e fenerëve Bi-Xenon është një tipar dallues i të gjitha modeleve Octavia RS. Dritat Bi-Xenon të bindin me sofistikimin teknik. Falë mënyrave të ndryshme të komandimit, ato përshtaten gjithmonë duke ofruar rrethana optimale. Fantastike janë edhe shiritat e dritave të ditës LED si dhe dritat specifike të mjegullës. 

Rregullatori automatik i distancës

Gjatë udhëtimeve në autostradë, ju ndihmon sistemi rregullator adaptiv i kontrollit të shpejtësisë (ACC). Përveç kontrollit rregullator të shpejtësisë, sistemi kujdeset edhe për ruajtjen e një distance të sigurt nga automjetet përpara. Për këtë qëllim, sistemi përdor një pajisje radari në parakolp. Sinjalizimet e këtij funksioni shfaqen në ekranin Maxi-DOT.

Gjithkush është i ndryshëm

Zgjedhja e profilit të ecjes lejon ndryshimin e karakteristikave të makinës në varësi të situatës së ecjes, kushteve të rrugës apo nevojave personale.

Funksionon edhe pa çelës

Çelësi i automjetit në çantë apo në xhepin e pantallonave tuaja mjafton për të hapur, mbyllur ose për të ndezur automjetin.

Pilot parkimi për një parkim më të rehatshëm

Ju duhet të shtypni vetëm gaz dhe frena. Drejtimin e mjetit e merr përsipër Octavia RS për ju.

Për tinguj më të mirë

Tetë altoparlantë, një altoparlant qendror, një bas dhe një amplifikator kujdesen për një ndjesi të veçantë tingulli për materialet tuaja mediatike.

Disqe alumini PICTORIS

7,5J x 18" me goma 225/40 R18 

Disqe alumini GEMINI

7,5J x 18" me goma 225/40 R18 

Disqe alumini GEMINI

7,5J x 18" me goma 225/40 R18  - Antracit/Argjend.

Më shumë se një pajisje navigimi

Sistemi i radio-navigimit Columbus ofron një ekran të madh 8", me ngjyra me prekje dhe me funksionin e fshirjes dhe sensorë afërsie. Një lexues CD-je, dy porta për kartë memorie SD dhe një hard-disk 64 GB (12 GB për të dhëna muzikore) ju ofrojnë mundësi pothuajse të pakufizuara. Përveç formatit MP3 dhe WMA, sistemi lexon gjithashtu edhe formatet e fotove.

Galeria