Informacion aktual për Klientët ŠKODA

2015-10-02

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

Duke filluar nga Qershori i 2016 ne kemi filluar Fushatën e Servisit. Ndërkohë janë projektuar masa teknike për të gjithë makinat ŠKODA, masa të cilat janë aprovuar nga Agjensia e Çertifikimit në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht kemi mundësinë për të filluar aplikimin e masave teknike për pjesën e mbetur të klientëve.

Për të përcaktuar nëse ky program është instaluar në makinën tuaj, ju lutem vizitoni sallonet tona, na kontaktoni në telefon në +355 (0) 4 240 74 30 ose kontrolloni online tek aplikacioni identifikues.

Ne duhet t'ju sigurojmë se: Besimi i klientëve tanë dhe publikut është dhe do të mbetet aseti ynë më i rëndësishëm. Ne na vjen shumë keq për këtë situatë.

Është e rëndësishme që klientët tanë të jenë në djeni se të gjitha makina e prekura janë të sigurta për t'u përdorur. Ne mbajmë përgjegjësi të plotë dhe do të mbulojmë të gjitha shpenzimet për zbatimin e masave të nevojshme teknike. 

Faleminderit për mirëkuptimin.