ŠKODA kryeson anketën e re të realizuar lidhur me sigurinë e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar

2016-07-13

 

 

ŠKODA është marka më e besueshme në Mbretërinë e Bashkuar

Me më pak probleme të përjetuara nga personat që e zotërojnë atë ŠKODA renditet e para. Kjo është në bazë të anketës J.D. Power UK Vehicle Dependability Survey (VDS), e cila renditi prodhuesit e automjeteve dhe modelet e tyre duke u bazuar në faktin se sa të besueshëm janë ata.

Sondazhi 2016 mori në vëmëndje pronarët e automjeteve makinat e të cilëve ishin prej 12-36 muajsh në përdorim, duke i pyetur ata për problemet që kishin përjetuar brenda vitit të kaluar. Problemet u grupuan në tetë kategori, duke përfshirë motorët, kambion, sistemin infotainment, si dhe komente në lidhje me përvojën e ngarjes së makinës. Markat më pas janë renditur sipas numrit të problemeve të marra për çdo 100 automjete. Sa më i ulët rezultati, aq më e besueshme makina.

Marka çeke ŠKODA, ka shënuar vlerën më të ulët, me vetëm 62 automjete që paraqesin disa lloje problemesh për çdo 100 automjete. Më pas erdhi marka japoneze Suzuki me 79 probleme për çdo 100 automjete,  dhe në vendin e tretë marka koreane Kia. Interesant ishte fakti që marka simotër e KIA-së, Hyundai, renditet afër fundit të listës, me një rezultat prej 130 probleme për çdo 100 makina.  Mesatarja e industrisë ishte 113 probleme për çdo 100 makina.

Kjo është hera e dytë rradhazi që ŠKODA ka kryesuar listës, duke u konsideruar gjithashtu si marka më e besueshme e vitit 2015.

 

Artikulli i plote në:

http://www.whatcar.com/news/skoda-tops-new-uk-vehicle-dependability-survey/?utm_content=bufferdee70&utm_medium=social&utm_source=facebook.com&utm_campaign=buffer