KODIAQ fluturon mbi Alpet Zvicerane

2017-04-12

 

Tani edhe fluturuese! Pas tre muajsh përgatitje, ŠKODA e re KODIAQ ndërmerr një fluturim mbi Alpe.

 

Cili ishte shkaku që ŠKODA e re KODIAQ fluturoi? ŠKODA France ka kryer një demonstrim ekskluziv në 3.000 m lartësi mbi nivelin e detit pak ditë para lançimit të tij kombëtar.

Helikopteri që mbajti këtë ngarkesë shumë të çmuar u nis nga aeroporti Saanen-Gstaad në Zvicër në 1,014 m. ŠKODA e re KODIAQ shijoi një fluturim mbi zonën Glacier 3000 m në hapësirën ajrore.

Pas shtatë minutash në ajër, ŠKODA e re KODIAQ u ul pranë një terreni me dëborë. Këtu makina tregoi se çfarë mund të bëjë në zemër të Alpeve Zvicerane. Përvoja shumë qartë tregoi se ky SUV 4.70 m i gjatë mund të përshkoi çfarëdo kushtesh rrugore me gatishmërinë dhe sigurinë e plotë.

Modeli i zgjedhur për këtë rast është pikërisht një KODIAQ 2.0 TDI, i pajisur me një motor 150 hp, 7 vendësh, dhe një drivetrain 4 × 4. I gjithë proçesi kërkonte vetëm dy persona për të vendosur ŠKODA KODIAQ mbi platformën në të cilën do të realizohej transportimi dhe tre persona të tjerë për ta marrë atë në akullnajë. Helikopteri i caktuar për këtë, është përdorur zakonisht për transportimin e mallrave, kjo është arsyeja pse ka vetëm një vend Brenda, edhe ajo për pilotin. Ai mund të mbajë deri në 1.900 kg materialeve.

"Me këtë operacion, kemi dashur të tregojmë se me ŠKODA-n e re KODIAQ mund të udhëtoni të qetë sido që të jenë kushtet," shpjegoi Lahouari BENNAOUM Shefi i ŠKODA France. " Ofrimi i versionit 4 × 4, 7 vendësh i ŠKODA KODIAQ do tu lejojë klientëve tanë të zbulojnë terrene të reja."