"Young Guns" ŠKODA

2017-02-28

 

"Young Guns" ŠKODA

A e dini se mosha mesatare e të punësuarve tek ŠKODA është rreth 39 vjeç? Përveç punonjësve me eksperiencë shumëvjeçare, gjithashtu njerëz të talentuar të rinj kanë një shans për të punuar për kompaninë. Lexoni mëposhtë në lidhje me tre prej tyre.

"Unë kuptova se jo çdo gjë që mëson në shkollë, funksionon njësoj në jetën reale. Mësova ti shoh gjërat nga një këndvështrim më praktik dhe të punoja në grup. Nuk mund të ankohem në lidhje me kolegët e mi. Ata më kanë ndihmuan shumë që nga fillimi dhe është kënaqësi ti kesh përreth.". Diana Gregorová

intern në departamentin e riparimeve të brendshme.

Diana, studioni inxhinieri mekanike në Universitetin Teknik të Liberec, e cila nuk është një fushë e studimit shumë femërore le të themi. Çfarë ju bëri të zgjidhni një program teknik?

Jo vetëm që jam e interesuar në teknologji, por studimi i një programi teknik ishte vërtetë tërheqës për mua, sepse realisht është një proçes krijues dhe ofron mundësi për një rritje të shpejtë në karrierë. Për më tepër, studimi në fakultetin e inxhinierisë mekanike është ndër ato më të kërkuar, dhe duke qenë se nuk ka shumë inxhinierë mekanike, automatikisht rrit kërkesat e tregut të punës.

Çfarë ju ka surprizuar më tepër pas fillimit të praktikës tuaj këtu?

Surprizohesh vërtetë me mënyrën se si funksionon linja e plotë e prodhimit. Gjë e cila është krejtësisht ndryshme nga ajo që njerëzit mund të imagjinojnë. Falë pozicionin tim si praktikante, unë kam arritur të shoh dhe sesi funksionojnë edhe vendet e tjera të punës, si dhe më jep mundësinë për të parë se si drejtohet kompania si e tërë.

Si ju erdhi ideja për të aplikuar tek ŠKODA? Sa kohë keni që punoni këtu? Cilat janë detyrat tuaja?

Kompania gëzon një reputacion të mirë si në Republikën Çeke ashtu edhe jashtë vendit. Kam një vit tashmë që jam në departamentin e riparimeve të brendshme. Detyrat e mia kanë të bejnë me dizajnimet, më konkretisht përgatitjen e dokumentacionit teknik në softwar-in parametric Creo.

Çfarë keni përmirësuar gjatë praktikës tuaj ŠKODA? Si ju duken kolegët tuaj?

Unë kuptova se jo çdo gjë që mëson në shkollë, funksionon njësoj në jetën reale. Mësova ti shoh gjërat nga një këndvështrim më praktik dhe të punoja në grup. Nuk mund të ankohem në lidhje me kolegët e mi. Ata më kanë ndihmuan shumë që nga fillimi dhe është kënaqësi ti kesh përreth.

A e dinit se çfarë dëshironit të bënit pasi të kishit përfunduar studimet tuaja?

Më pëlqen të punoj me makinat e reja dhe komponentët e tyre. Ëndrra ime është zhvillimi teknik.

"Ndërkohë që në universitet isha gjithmonë nervoz kur bëja prezantime, sot jam në gjendje të dal para një grupi të madhë njerëzish për një prezantim pa asnjë problem madje edhe në gjuhë të huaj. Në terma të kohës, programi ishte shumë fleksibël dhe mund të modifikoja pjesëmarrjën time sipas nevojave të mija"  Tomáš Pačák

Studenti i pare PhD në ŠKODA

Si vendosët për të aplikuar për programin e doktoraturës ŠKODA AUTO? Sa kohë keni që jenë këtu?

Para përfundimit të studimeve M.A. mu ofrua mundësia për tu regjistruar në PhD. program në Departamentin e teknologjisë së inxhinierisë mekanike në CTU në Pragë. Në fillim nuk po e mendoja vërtetë të vazhdoja studimet e mia, por oferta përfshinte bashkëpunimin me ŠKODA AUTO, si pjesë e programit të sapohapur Doktoral. Bashkëpunimi me një kompani të kësaj rëndësie do të thotë shumë në fushën e inxhinierisë mekanike dhe të punoja për ŠKODA AUTO ishte një nga qëllimet e mia personale, vendimi ishte i shpejtë dhe i lehtë. Pas tre vjetës në programin e doktoraturës, unë definitivisht nuk pendohem për vendimin e marr.

Në çfarë mënyrash programi i doktoratës ju ka ndihmuar në zhvillimin tuaj personal?

Studimet PhD në kombinim me programin e doktoraturës ŠKODA AUTO kanë qenë e rëndësishme në zhvillimin tim. Unë mendoj se në qoftë se unë do kisha filluar një punë të rregullt menjëherë pas diplomimit tim M.A., zhvillimi im personal do të kishte qenë shumë më i ngadaltë. Programi më ka lejuar mua që të jem pjesë e situatave të ndryshme, si psh marrja pjesë në ngjarje të ndryshme, si një prezantues aktive ose pedagog, mjaft rrallë në gjuhën çeke në fakt. Këto përfshinin takime vjetore me studentë të nivelit doktor nga i gjithë grupi në eventin PRO.MOTION në Wolfsburg apo prezantime projektesh tek Volkswagen në Hanover dhe Osnabrück. Ndërkohë që në universitet isha gjithmonë nervoz kur bëja prezantime, sot jam në gjendje të dal para një grupi të madhë njerëzish për një prezantim pa asnjë problem madje edhe në gjuhë të huaj. Në terma të kohës, programi ishte shumë fleksibël dhe mund të modifikoja pjesëmarrjën time sipas nevojave të mija. Zakonisht kaloj tri ditë të javës në uni në Pragë dhe dy ditë në Mladá Boleslav. Për më tepër, jam me fat, sepse puna ime në departament dhe tema e tezës time janë të lidhura ngushtë. 

"Kurrë nuk kam thënë "Oh jo, jo përsëri!" (qesh). Në fillim, të mësohesha me ndërrimin ishte e vështirë për mua. Por nuk ka ndodhur me mua ende që të mos dua të vijë në punë"   Dagmar Hamerská

operatore e prodhimit në fabrikën ŠKODA në Kvasiny

 

Dagmar, sa kohë keni që punoni në ŠKODA AUTO?

Unë kam dy vite që jam këtu. Jam punësuar menjëherë pas shkollës.

Keni punuar në të njëjtin pozicion që nga fillimi?

Kam filluar në stacionin e lustrimit. Aty makinat shkojnë në fund.

Çfarë kuptoni me "fund"?

Ne vendosim mbi makina dekorimet e fundit. Kjo përfshin stickerat para dhe mbrapa, mbulesat bodyside, shenja të tjera dalluese që vendosen mbi makinë  . Nuk është e thënë të përdorim ngjitës adeziv, pasi ai është vensosur tashmë mbi pjesët e makinës.

Përse vendosët të punoni për ŠKODA AUTO?

Për të qenë e sinqertë, për pagën. Unë jetoj afër Kvasiny dhe nuk ka asnjë kompani tjetër përreth e cila të na ofronjë këtë paketë financiare shto këtu edhe të gjithë përfitimet e tjera.

Ju keni mundësinë të shijoni shumë nga përfitimet e punonjësve. Cilën prej tyre pëlqeni më tepër?

Ushqimet e subvencionuara, natyrisht, kjo është një avantazh i madh. Sa për përfitime të tjera, unë nuk i kanë përfituar ato ende. Unë jam një punonjëse full time që nga gushti, unë më pare punoja këtu si pjesë e stafit të agjencisë me të cilën bashkëpunonon ŠKODA, shumë prej përfitimeve janë të reja për mua dhe unë gradualisht jam duke u njohur me to.

A jeni e kënaqur me punën tuaj këtu? Apo zgjoheni çdo ditë me "Oh jo, jo përsëri!" ?

Kurrë nuk kam thënë "Oh jo, jo përsëri!" (qesh). Në fillim, të mësohesha me ndërrimin ishte e vështirë për mua. Por nuk ka ndodhur me mua ende që të mos dua të vijë në punë. Detyrat që I takojnë pozicionit tim janë vërtetë të lehta edhe për gratë dhe duke parë raportin midis kërkesave dhe pagës është e vështirë për të gjetur diku tjetër më mirë.