Një histori dashurie ŠKODA

2017-02-22

 

 

Për gati një gjysmë shekulli, shitësi dhe fizarmonisti islandez, ka blerë makina të vetëm një marke: ŠKODA…

Kjo histori dashurie padiskutim unike, filloi me një ŠKODA 1000 MB ngjyrë jeshile e errët, së cilës ju vendos emri Kossinn, që do të thotë Puthje. Kjo makinë i përket vitit 1968, kur Friðjón Hallgrímsson bleu makinën e tij të parë së bashku me babain dhe vëllain e tij. Që atëherë, ka pasur 12 të tjera.

Ky automjet jeshil i errët rezultoi të ishte një investim shumë me influencë për Friðjón, i cili nuk e ka çuar nëpërmend ta ndërroi më markën. Duke qenë se babai i tij nuk kishte një patentë shoferi, Friðjón dhe vëllai i tij kishin kujdestarinë e përbashkët për këtë automjet. Ishin me të vërtetë të afeksionuar pas mikut më të ri të familjes, gjë e cila u theksua akoma më tepër ndër vite. "Në atë kohë ishte e zakonshme në Islandë që makinave tu vihej një emër. Miku im kishte një xhip Willys që u quajt Twiggy, si fashion model, sepse makina vinte e dobët dhe pa forma. Vëllai im dhe unë e quajtëm The Kiss, emër që i përshtatej në mënyrë të përkryer ", thotë Hallgrímsson, i cili e mbajti makinën për pesë vite dhe pastaj bleu një tjetër si ajo, por këtë herë jo në bashkëpronësi.

Dyzet e nëntë vjet më vonë, ai është në makinën e tij të 13, një ŠKODA Rapid, dhe as që ka ndërmend të ndërroi markë. Por çfarë ka kjo markë makine Çeke që e ka bërë Friðjón një nga klientët më besnikë ŠKODA në botë? "Një nga arsyet është se jam shumë konservatorë dhe mjaft kokëfortë. ŠKODA nuk gëzonte imazhin më të mirë në fillimet e veta dhe disa njerëz shpifnin për të. Nuk do të lejoj askënd të flas keq për makinën time dhe kërkoj tua provoj sesa gabim janë.

Ndër arsyet e besnikërisë është të qënurit ekonomike, ndjesia e kënaqësisë gjatë udhëtimit, dhe fakti që është më e bollshme se çdo markë tjetër makine që njoh. Më pëlqen ta krahasoj me njerëzit. Dy njerëz mund të kenë të njëjtën lartësi dhe peshë, por të jetë krejtësisht ndryshe. Është e njëjta gjë dhe me makinat. Një ŠKODA dhe një tjetër markë mund të kenë të njëjtën madhësi, por ŠKODA është disi më e gjerë. Nuk e di se si kjo markë arrin ta realizojë këtë. "

E kam patur gjithmonë ndjesin e të paturit një engjëll mbrojtës. Ndoshta kam lindur nën një yll me fat, ndoshta një yll ŠKODA

LINDUR NËN NJË YLL ME FAT

Makina e dytë dhe e tretë e Friðjón ishin gjithashtu ŠKODA 1000 Mbs. Në fillim, u përdorën si makina tipike familjare, por kjo ndryshoi kur filloi të punonte si shitës shëtitës në 1974, duke shitur shkrime të mbledhura në të gjithë vendin. Friðjón nuk mundej të përshtaste të gjitha librat në makinë, por gjithashtu nuk mundej të blinte një të re më të madhe. Kështu i duhej të gjente një zgjidhje. "Hoqa të gjitha sediljet e makinës përveç sediljes së shoferit, mbusha makinën me libra dhe u nisa. Ndërkohë mbajta sediljet e makinës në garazhin tim që kur të kthehesha në shtëpi nga udhëtimet ti vendosja dhe njëherë në makinë si normalisht. Makina ime me libra tërhoqi vëmendjen. Njerëzit mendonin se ishte pak qesharake si ide, por të gjithë e mirëpritën", thotë Friðjón i cili kaloi shtatë vite si shitës shëtitës, një profesion që e bëri të ndërmarr udhëtime  pafund në të gjithë vendin duke i siguruar një mori aventurash. "Unë kam qenë në të gjitha qytetet e vendit dhe kam vizituar deri edhe  fermat më të izoluara. Disa prej tyre kanë qenë praktikisht në mes të askundit me rrugë pothuajse të pakalueshme, por unë ja kam dal gjithmonë për të arritur destinacionin tim, fal  ŠKODA-s", thotë Friðjón

Një herë gjatë një stuhie dëbore iu desh që të udhëtonte me makinë nën gjurmët e një kamioni para tij për orë të tëra, dhe nuk arrinte të shihte asgjë përveç dritave të pasme të tij. Në përfundim Friðjón arriti në shtëpi i sigurt me makinën e tij të vogël, ndërsa kamioni u bllokua në dëborë.

Një herë tjetër ai u gjend në një tjetër vështirësi, pas shitjes së librave në Djúpivogur, një qytet i vogël me 456 njerëz në Islandën lindore. Ai ishte duke udhëtuar në një distancë prej 103 km në Höfn përgjatë një rruge me shumë kthesa me disa ferma të vogla aty këtu, kur udhëtimi shkoi keq. "E kisha mbushur serbatorin në Djúpivogur por në rrugë pati disa komplikime prej dëborës. Pasi udhëtova ca, pash matësin dhe vura re se makina ishte pothuajse pa karburant - kurrizi prej dëbore që mu desh të kapërceja kishte krijuar një vrimë në serbator dhe unë isha në mes të askundit, pa zona të banuara në horizont.

Vendosa të përqendroja gjithë besimin tek ŠKODA ime dhe të udhëtoja si i çmendur drej Höfn. Arrita në kohë, para se të mbetesha krejtësisht pa karburant  dhe djemtë e stacionin e rregulluan vrimën në serbator. Kam shumë tregime si këto që gjithmonë kanë përfunduar mirë, dhe këtu qëndron arsyeja pse unë kurrë nuk kam ndryshuar markën e makinës. E kam patur gjithmonë ndjesin e të paturit një engjëll mbrojtës. Ndoshta kam lindur nën një yll me fat, ndoshta një yll ŠKODA" thotë Friðjón me një buzëqeshje dhe një shkelje syri.

Një histori dashurie e përjetshme

Friðjón ka qenë një shitës shëtitës pjesën më të madhe të jetës. Tani në pension, ai mund të përqëndrohet në interesat e tij, të cilat përfshijnë udhëtime dhe kampingje me familjen dhe miqtë e tij. Ai gjithashtu i bie fizarmonikë shumë bukur dhe është kryetar i klubit të fizarmonikës në Rejkjavik. Që kur ai mori ŠKODA-n e tij të parë, ka qenë në kampe të organizuara, udhëtime të panumërta dhe festivale fizarmonike në të gjithë vendin. Makina e tij ka qenë gjithmonë pjesë e aventurave të tij.

I pyetur në lidhje me momentet më të paharrueshme, ai kujton udhëtimet me makinë deri në pikën më perëndimor të Islandës, Látrabjarg e bukur, e cila është një varg shkëmbinjsh 14 km të gjata dhe të larta deri në 441 m. Ai gjithashtu kujton një ditë shumë e veçantë në vitin 1995; ditën që ai u martua me gruan e tij të dytë, Gudrun Sigurdardottir. Dasma përfshinte gjithçka të preferuar të tij: gruaja e tij e dashur, pamja e bukur e fshatit, muzikë fizarmonike, dhe ŠKODA Felicia ngjyrë bezhë. "Ne mbushëm makinën tonë dhe shkuam në një festival fizarmonike në fshat. U martuam në ambjent të hapur dhe e kaluan natën në tendën tonë. Ajo ishte një ditë e përkryer.

"Makina e tanishme, një ŠKODA RAPID, është ŠKODA e tij e 13. Ishte dhjetori i vitit 2013 kur një nga Ragnar Borgþórsson, departamenti i shitjes, ra në kontakt me të dhe e njoftoi në lidhje me këtë model të ri që ngacmoi interesin e tij. "Ishte RAPID-i i parë që ishte regjistruar në Islandë dhe natyrisht e bleva. Kjo është makina e parë me naftë që kam blerë dhe mund të them se jam tepër i kënaqur me të.

Unë gjithmonë kam pëlqyer pamjen e ŠKODA-s, por më duhet të theksoj se dizajni i saj vazhdon të bëhet çdo herë dhe më mirë. Makina e ëndrrave të mija, ŠKODA SUPERB, është shembulli më i mirë. Është me të vërtetë e mrekullueshme dhe një stil i nivelit premium, por unë nuk kam nevojë për një makinë të tillë të madh momentalisht. RAPID përshtatet mëse miri me mua dhe gruan time. "I pyetur nëse RAPID-i do të jetë ŠKODA e tij e fundit Friðjón shprehet i bindur. "Në asnjë mënyrë. Unë kam pasur 13, por ka ende kohë për më shumë ", thotë ai me entuziazëm të tillë pasi ai është i bindur se kjo histori unike dashurie do të zgjasë përgjithmonë."