“ Makinat më të mira 2017 “ ŠKODA Octavia është numër 1 për të katërtën herë.

2017-01-31

 

 

" Makinat më të mira 2017 " ŠKODA Octavia është numër 1 për të katërtën herë.

 

 ŠKODA Octavia është edhe një herë numër 1 në mesin e automjeteve të importit në segmentin e makinave kompakte. Ky është vendim i dhënë nga lexuesit e revistës specialiste 'auto, motor dhe sport "në zgjedhjet e kategorisë "Makinat më të mira". Kjo tashmë është hera e katërt radhazi që makina më e shitur e markës ka mbizotëruar kundejt një konkurrence të fortë. Octavia e rinovuar tërësisht do të jetë në shitje në dealerat e ŠKODA-s nga marsi me një dizajn të freskët, karakteristika tërheqëse të pajisjeve dhe risi teknologjike.

Në vitin 2016, ŠKODA ka dorëzuar më shumë se 436,000 modele Octavia për klientët në mbarë botën. Më shumë se 58,000 nga këto Octavia janë regjistruar në Gjermani. Kjo e vendos modelin kompakt në mesin e Top 10-shes në statistikat e regjistrimit të Autoritetit Federal Gjerman të Transportit. Sipas regjistrimeve, Octavia është makina më e suksesshme e importit në Gjermani.

ŠKODA do të vazhdojë këtë sukses të qëndrueshëm në gjysmën e parë të vitit 2017 fal ŠKODA Octavia-s së re. Modeli i rishikuar tërësisht shënon pikë me ridizajnimin e pjesës së parme dhe seksionet e pasme, si dhe karakteristikat e pajisjeve tërheqëse. Këto përfshijnë dritat e-LED dhe përmirësimet e dukshme në drejtim të sistemeve të ndihmës së shoferit, sistemit infotainment dhe lidhjes në rrjet. Pas ŠKODA Kodiaq-ut të ri, Octavia e përmirësuar është modeli i dytë në vargun e automjeteve ŠKODA që vijnë me shërbimet online Care Connect si standart. Me fuqi motorike 169-kW (230-PS) motor 2.0 TSI dhe shpejtësi maksimale prej 250 km / h, Octavia RS e rishikuar është tani OCTAVIA më e shpejtë e prodhuar në historinë e markës tradicionale çeke.

Këtë vit, lexuesit e revistës së njohur specialiste 'auto, motor dhe sport' votuan "Makinat më të mira 'për herë të 41-të. Në përgjithësi, ka pasur 378 modele në njëmbëdhjetë kategori për të zgjedhur. Në kategorinë e makinave kompakte, ŠKODA Octavia fitoi 17.5 % të votave për t'u bërë numër 1 në mesin e makinave të importit. Tashmë është hera e katërt radhazi që triumfon në garën e "Makinave më të mira".