“Segmenti Off-road merr një tjetër shkëlqim”

2016-09-08

 

"Segmenti Off-road merr një tjetër shkëlqim"

 

ŠKODA sapo ka lançuar modelin më të ri Kodiaq  dhe është koha për të bërë një reflektim. Pse tregu i SUV-it po lulëzon? Dhe deri ku do shkoi me këtë ritëm?

Segmenti kompakt SUV i cilësuar si "thika zvicerane" e makinave.

Rreth nëntë vjet pas lançimit të modelit Octavia Combi Scout, shtatë vjet pas debutimit të YETI-it dhe një gjashtëmujori të mirë pas paraqitjes së makinës  koncept, ŠKODA ka prezantuar një SUV të ri : KODIAQ, që mori emrin e një specieje ariu që jeton në një ishull në brigjet e Alaskës. Duke marr shkasë nga të rejat më fundit po i hedhim një vështrim më nga afër fenomenit SUV.

Së pari le të fillojmë me shifrat. Sipas një studimi të kryer nga ana e kompanisë hulumtuese të tregut të automobilave "Jato Dynamics", numri i regjistrimeve të reja ka arritur në 3.2 milionë SUV në Europë, vetëm në vitin 2015, krahasuar me 2014, bëhet fjalë për një rritje prej 24 %  Kjo do të thotë se për herë të pare, SUV-i është bërë segmenti më i suksesshëm, duke ja kaluar segmentit subcompacts, dhe shumë më përpara makina të klasës kompakte.

Në 2016 tashmë SUV-i ka gdhendur vendin e tij në shoqëri. Si një makinë familjare, një automjet elegantë për rrugët e qytetit, një simbol i kënaqësisë së pakufizuar në udhëtim. Ai realizon shumë gjëra njëherësh… "Në këtë kuptim, SUV-i kompakt është thika zvicerane e makinave", thotë Lutz Fügener, Profesor i Transportimit të Dizajnit në Universitetin Pforzheim të Shkencave të Aplikuara. "Njerëzit që udhëtojnë me të, kanë ndjenjën e të qenurit gati për të bërë gjithçka, ndihen të përgatitur për praktikisht çdo gjë."

"Shoferët e makinave sot, pak e konsiderojnë veten si anëtarë të një komuniteti. Më tepër kanë tendencat e individualitetit . Nga kjo perspektivë, udhëtimi me një SUV është edhe një deklaratë e vetëdijshme, imazh-krijuese për botën e jashtme. "

 "Unë mund të udhëtoj me SUV-in në një takim prestigjioz biznesi, mundem  teorikisht, të shkoj dhe në "luftë" dhe prap të dërgoj fëmijët në shkollë në mënyrë të sigurtë", - Përmblodhi sociologu Christian Lasse Mevert në një intervistë me shërbimin e lajmeve gjermane Spiegel Online.

Pas modelit kompakt shumë të suksesshëm, Yetit, ŠKODA tani është duke u përgatitur për hapat e parë në biznesin e SUV-it të madh. Me 4.7 metra gjatësi, 1.88 metra gjerësi dhe 1.68 metra lartësi, KODIAQ-u është dukshëm më i madh se të gjithë makinat e tjera në segmentin e makinave kompakte dhe ka vend për shtatë individë

"KODIAQ-u me imazhin e tij përcjell një mesazh," njofton Haak. " ŠKODA me këtë model, nëpërmjet dizajnit flet për sigurinë dhe vetëbesimin. "

Ne që në fillim pretenduam për një makinë shumë emocionale, sportive, dhe veçanërisht për një product të mirë-projektuar.

KODIAQ tani mund të punoi për popullaritet, suksesin dhe reputacion solid të cilat I ka fituar dhe vëllai i tij i vogël në klasën off-roader. Niveli tjetër është arritur: Kjo do të lejojë automjeteve ŠKODA për të arritur një bazë të re të konsumatorësh.