Thelbi i KODIAQ
Thelbi i KODIAQ
Thelbi i KODIAQ
Thelbi i KODIAQ

Motorët

Teknologji lider për kënaqësinë e shoferit në udhëtim

Mund të zgjidhni katër motorë të ndryshëm, me ose pa sistem me katër rrota aktive dhe zgjedhje mes kutisë automatike dhe manuale. Përveç kësaj, KODIAQ është ŠKODA e parë me sistem transmetimi  DSG me shtatë marsha të ndryshëm manualë në shpejtësi automatike për motorët me performancë të lartë me xhiro të larta.

Sistem me katër rrota aktive

ŠKODA KODIAQ është në dispozicion me versionin e fundit të kontrollit në mënyrë elektronike të friksionit (gjenerata e 5-të).

Tre motorë mund të jenë të pajisur me sistem modern me katër rrota aktive. Kjo mundësohet për një dinamikë optimale në lëvizje dhe garanton siguri maksimale.

 

Transmetimi i xhirove rrotulluese në të katër rrotat ndodh automatikisht në varësi të kushteve të ecjes. Njësia e kontrollit llogarit xhirot ideale rrotulluese për aksin e pasmë dhe rregullon përkatësisht presionin mbi friksion në përputhje me rrethanat.

Menaxhim aktiv i cilindrave ACT

ACT nënkupton që cilindri i dytë dhe i tretë mbyllen brenda një kohe shumë të shkurtër kur performanca e tyre nuk është më e nevojshme. Pra, motori ecën me më shumë efikasitet dhe kursen në varësi të stilit të ecjes deri në 0,5 litra në 100 kilometra. ACT aktivizohet në shpejtësi motori midis 1400-4000 xhiro/min dhe me shpejtësi deri në 130 km/h.

Marshi i duhur e fik

Me marshin e duhur mund të kurseni një sasi të konsiderueshme karburanti dhe në të njëjtën kohë të rrisni rehatinë e udhëtimit tuaj. Një shpejtësi më e ulët e motorit redukton konsumin dhe siguron më pak zhurmë. Për shoferin, rekomandimi për marshin mundësohet në mënyrë të qartë e të dukshme me ikonën e tij në këndin e sipërm të djathtë të ekranit.

Sistemi Start-Stop

Ideja e sistemit Start-Stop është fikja e motorit në çdo kohë, kur ai është i panevojshëm. Prandaj është i dobishëm sidomos në trafikun e qytetit, sepse redukton ndjeshëm konsumin e karburantit.

ŠKODA e parë me shtatë ndenjëse

KODIAQ është automjeti i parë i ŠKODA-s që ofron vend për deri në shtatë pasagjerë.

Gjatësia e KODIAQ arrin mes dimensioneve të Octavia dhe të Superb, por në aspektin e hapësirës udhëheq në segmentin veturë. Me një distancë rrotash prej 2.791 mm dhe një gjerësi prej 1.586 mm para dhe 1.576 mm në pjesën e pasme, hapësira për udhëtarët dhe bagazhet merr një dimension krejtësisht të ri.