Simply Clever
Simply Clever
Simply Clever
Simply Clever

Simply Clever? Kjo duhet të jetë ŠKODA!

 

 

Me KODIAQ,  ŠKODA sjell konceptin "Simply Clever" në segmentin Offroad

Makinat Offroad i përkasin jetës moderne ndaj duhet të përmbushin kërkesat e larta të pronarëve të tyre. Kjo është arsyeja pse ŠKODA KODIAQ është e gjithanshme. Nëse udhëton me fëmijët, tërheq karroceri, ruan objekte të përditshme apo dëshiron konektivitetin - KODIAQ ofron zgjidhje funksionale dhe praktike gjithmonë në favorin tuaj.

Një lëvizje e vogël me këmbë mjafton

ŠKODA KODIAQ jo vetëm që ofron rehati maksimale gjatë udhëtimit, por edhe në shumë situata të tjera. Sipas dëshirës tuaj, dera e pasme elektrike hapet dhe mbyllet vetëm me anë të lëvizjes së këmbës, në qoftë se nuk i keni duart e lira.

Me një sensor në pjesën e poshtme të prapakolpit, lëvizja e këmbës aktivizon hapjen dhe mbylljen e derës së pasme. Mjafton të lëvizni këmbën në afërsi të sensorit për të ngarkuar ose shkarkuar makinë  tuaj.

Formësoni jetën tuaj "Simply Clever"

Ku t'i vendos gjërat e vogla?

Në mbështetësen qendrore të përparme të krahut është një hapësirë e gjerë  magazinuese e cila ju lejon të mbani pajisjet tuaja elektronike në mënyrë të sigurt. Gjithashtu është i integruar edhe një mbajtës i dyfishtë pijesh.

Sa shumë hapësirë!!!

ŠKODA është e njohur për hapësirë të konsiderueshme në të gjitha modelet. KODIAQ nuk bën përjashtim: Radha e dytë e ndenjëseve mund të zhvendoset përpara dhe pas 18 cm, gjë e cila shton hapësirën e brendshme në mënyrë të konsiderueshme.

Ne nuk ju lejojmë të rrini në shi

Në secilën derë të përparme është një ndarje e veçantë me një çadër Original KODIAQ të integruar. Kompartmentet janë të dizenjuara në mënyrë që të shmangin ujin e shiut nga makina dhe kështu hapësira e brendshme është gjithmonë e thatë.

Mbrojtja e dyerve - Mos kini frikë nga gërvishtjet

Kur hapen dyert anësore, mbrojtëset plastike në kornizat e dyerve vendosen automatikisht. Kështu KODIAQ mbron jo vetëm veten, por edhe automjetet e tjera nga gërvishtjet. Zgjidhje e përkryer për hapësirat e ngushta të parkimit.

E lehtë për t'u përdorur - bashkuesi elektrik i rimorkios

Bashkuesi i rimorkios, i komanduar nëpërmjet një butoni në hapësirën e bagazhit, mund të hapet ose të mbyllet, kështu që nuk ka nevojë që ai të çmontohet pas përdorimit. KODIAQ zotëron një kapacitet tërheqës mbresëlënës prej 2,5 ton.

Në qoftë se duhet të ndodhë shpejt - siguresa elektrike për fëmijët

Me anë të shtypjes së një butoni, ju e bëni udhëtimin edhe më të sigurt për fëmijët tuaj. Sistemi i siguresës për fëmijët bën të mundur që dritaret ose dyert anësore të mos hapen.

Pesë ose shtatë Të dyja opsionet nën një çati

pesë
shtatë

5 ndenjëse 

Në versionin me pesë ndenjëse makina ofron një kapacitet prej 720 litrash; me ndenjëset e pasme të palosura, vëllimi rritet  në 2.065 litra në tërësi.

7 ndenjëse

KODIAQ është mjeti i parë ŠKODA me shtatë ndenjëse. Në këtë version, vëllimi i hapësirës së ngarkesës është 270 litra. Nëse ju palosni rreshtin e tretë të ndenjëseve, keni në dispozicion 630 litra.