Motorët

E vogël, por dinamike: Për të arritur qëllimet tuaja sa më shpejt, në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme, ju ofrojmë tek Fabia e re një gamë të gjerë motorësh, të përshtatur sipas nevojave tuaja. Motorët turbo me injeksion të drejtpërdrejtë karakterizohen kryesisht nga një ecje e qetë, reagim i menjëhershëm në pedalin e gazit dhe ecje optimale në kthesa.

Hapësira e motorit
Blloku i motorit
Hapësira e motorit
Blloku i motorit

Funksione komforti

ŠKODA Fabia ofron një larmi funksionesh që lidhen me komoditetin dhe që më parë aplikoheshin vetëm në nivelet e automjeteve më të larta. Përdorimi i teknologjive të reja këtu nuk është një qëllim në vetvete, por synon të ofrojë konkrete: Jo funksione të padobishme, por teknologji me të vërtetë praktike, që e bëjnë lëvizshmërinë më të sigurt dhe më të rehatshme.

Kompjuter në bord me ekranin Maxi-DOT

Ekrani qendror Maxi-DOT i ofron shoferit mundësinë e kontrollit në bord të funksioneve të ndryshme kompjuterike si temperatura e jashtme, ora apo distanca e përshkruar (në ditën që nga furnizimi me karburant për herë të fundit dhe gjithsej, deri në përfundim). Përveç kësaj, aty tregohen informacione të sistemeve të ndihmës, të radios apo të një telefoni të lidhur me Bluetooth. Për temperaturë me ftohje të mesme dhe nivelin e karburantit ka njoftime analoge.

Konfigurimet e automjetit

Në menunë "AUTO" të sistemit Bolero dhe Swing mund të konfigurohen funksione të caktuara të Fabia-s, si sistemet ndihmëse dhe sensorët e parkimit dhe të dritës.

Tempomat

Mos ndodhta këmba juaj e djathtë nuk ndihet rehat në udhëtimet e gjata në autostradë? Dëshironi të ecni gjithmonë në shpejtësinë më të lartë të lejueshme, duke mos e tejkaluar atë? Atëherë Tempomat është funksioni i duhur për ju. Më anë të shtypjes së një butoni, shpejtësia juaj aktuale ruhet dhe qëndron e tillë deri në momentin e prekjes së frenave apo marshit, kur rrjedhimisht ndodh edhe çaktivizimi i Tempomat.

Funksioni ndihmës i shiut/fenerëve

Shiu apo muzgu nuk do të jenë më problem për ju. Fabia mund të jetë e pajisur me një sensor shiu të vendosur në pasqyrën e brendshme, e cila automatikisht aktivizon fshirëset e xhamave dhe përshtat sipas nevojës shpejtësinë e tyre. Sensori i dritës aktivizon automatikisht ndriçimin, kur drita e ambientit bie nën një vlerë të caktuar (për shembull në një tunel apo në muzg).

KESSY - Sistemi i hyrjes, ndezjes dhe fikjes  pa çelës 

Hapja dhe mbyllja e dyerve, ndezja dhe fikja e motorit - të gjitha pa pasur nevojë të kërkoni çelësat tuaj? Këtë komoditet e ofron KESSY. Thjesht duke tërhequr dorezën (ose duke shtypur butonin në derën e pasme), dhe automjeti hapet në mënyrë automatike. Ju mund të ndizni automjetin thjesht duke shtypur një buton. Butoni gjendet në krahun e djathtë të boshtit të timonit.

Climatronic

Sistemi elektronik i ajrit të kondicionuar Climatronic ofron komfortin e një temperature të duhur automatike në automjet. Sensori i lagështirës zvogëlon mjegullimin e xhamit dhe siguron një klimë më të këndshme.

Sensorët e parkimit para dhe mbrapa

Mënyra e shkëlqyer e manovrimit të Fabia-s e bën parkimin shumë të lehtë. Përveç kësaj, sensorët e parkimit, që janë mjaft mirë të integruar në parakolp dhe prapakolp, ju mbështesin duke kontrolluar distancën nga pengesat e mundshme.

Funksioni ndihmës i ngjitjes në mal (Hill-Hold-Control)

Me funksionin Hill-Hold Control (HHC) ju mund të ngjiteni pa vështirësi në një pjerrësi, pa pasur problemin e ecjes mbrapa të automjetit ose pa dashur të përdorni frenat e dorës. Nëse lëshoni pedalin e frenave në pjerrësi, sistemi HHC mban presionin në sistemin e frenave duke mos e lëshuar mjetin për 1 deri në 2 sekonda - kohë e mjaftueshme për të bërë të mundur vazhdimin e ecjes në mënyrë të relaksuar.

 

Pamja anësore

Distanca e gjatë midis gomave është një kusht shumë i mirë për një udhëtim të rehatshëm. Karroceria e shkurtër është dhuratë nga qielli për sa i përket parkimit në qytet. 

Një vështrim nga lart

Fabia e re është 9 cm më e gjerë se paraardhësja e saj. Kështu pasagjerët përfitojnë një hapësirë më të madhe gjatë udhëtimit.

Pamja ballore

Për shkak të lartësisë më të ulët, Fabia ka fituar një pamje më dinamike.

Pamja e pasme

Hapësira e zonës së bagazheve jo vetëm që është më e madhe, por për shkak të formës së saj pa pengesa dhe të njëtrajtshme, është edhe më praktike.