E re, e larmishme, dinamike...

 ... dhe njëkohësisht të plotëson në rrugë, e pajisur me teknologjinë më moderne dhe një pamje të rafinuar. ŠKODA Fabia e re është në qendër të vëmendjes.

 Ky është mjeti i përkryer për ata që nuk duan të humbasin vëmendjen edhe me një mjet të vogël.  Dizajni modern dhe dinamik kujdeset për imazhin tuaj. Ju do të merrni një kënaqësi të pafund edhe nga vlerat e brendshme të Fabia-s së re, sidomos nga koncepti tërësisht i ri, i shumëllojshëm dhe individual apo inovacionet teknologjike si sistemi i argëtimit. Rrëmbeni të gjithë vëmendjen, p.sh me një udhëtim prove në makinat e reja Skoda Fabia dhe Fabia Combi.

6 arsye pse Fabia është e duhura për ty

Individualitet

Ne respektojmë nevojat individuale dhe kërkesat e të gjithë klientëve tanë dhe bëjmë të pamundurën për t'i përmbushur ato. Kjo është arsyeja që ne, aspektin më të rëndësishëm, pamjen e automjetit, e kemi lënë në dorën tuaj dhe të imagjinatës tuaj.

ŠKODA Fabia është në dispozicionin tuaj në 14 ngjyra. Me ndihmën e ColourConcepts, ju mund të zgjidhni kombinime të ndryshme për kabinën, kolonat anësore, veshjen e pasqyrave anësore apo disqet 16" prej aliazhi. Katër ngjyra kombinuese janë në dispozicionin tuaj: e bardhë, e kuqe, argjend dhe e zezë. 

Hapësirë 

 ŠKODA Fabia ofron hapësirë të bollshme për ju, pasagjerët dhe bagazhet tuaja. Pjesa e kompartamentit të pasagjerit të parë është më e gjatë dhe më e gjerë se më parë. Ju dhe pasagjeri i sediljes së parë do të keni më shumë liri në pjesën e tavanit. Pavarësisht hapësirës më të madhe të bagazhit, Skoda Fabia ka ruajtur dimensionet e saj kompakte dhe shkathtësinë në trafikun e përditshëm.

Simply Clever

Kudo që t'i hedhësh sytë mund të gjesh mundësi depozitimi të dobishme, kanata të menduara mirë dhe mbajtëse gjeniale. Në xhepat rrjetë në pjesën anësore të ndenjëseve të para mund të vendosen vogëlsira të nevojshme të të gjitha llojeve.  

Siguria

Edhe për temën e sigurisë ŠKODA Fabia ka shumë për të shprehur. P.sh ajo ka fituar çmim nga Euro NCAP Crashtest, duke marrë vlerësimin më të mirë me pesë yje. Prandaj, makina e vogël të bind mbi të gjitha me sistemet e saj të ndihmës. Këtu mund të përmendim përveç gjashtë airbag-ëve, edhe detaje të tjera sigurie me të cilat ju mund të ndjeheni gjithmonë të sigurt në rrugë.        

Lidhje

Me MirrorLink™ ju mund të pasqyroni dhe të komandoni aplikacionet e telefonit inteligjent në ekranin e sistemit muzikor Bolero. Kjo ju ofron shumë mundësi si navigimi, ashtu edhe shërbime online audio. 

SmartGate është një tjetër funksion shumë i dobishëm. Ai përdor aplikacionet e telefonit inteligjent për të shfaqur, për të ruajtur dhe për të përpunuar të dhëna të sistemit në bord.

Sistemet ndihmëse

Në lidhje me sigurinë e pasagjerëve dhe këmbësorëve, Fabia mban një pozicion të qartë. Në bord mund të gjeni komponentë të sistemeve të ndryshme që normalisht gjenden në mjete të segmenteve më të larta. 

Të gjithë modelet Fabia janë të pajisur me bllokues diferenciali elektronik të përparuar XDS+, që garanton një manovrim më të sigurt në rrugët me kthesa. 

Një tjetër engjëll mbrojtës në bord është asistenti ballor me sistem automatik frenimi. Ai të vjen në ndihmë në momentin që shikon një rrezik para mjetit dhe të paralajmëron për të. Përveç kësaj, ai mundet t'i aktivizojë vetë frenat për të zbutur pasojat e një përplasje apo në rastin më të mirë për ta mënjanuar atë totalisht. 

Fabia është ŠKODA e parë me një kufizues shpejtësie. Siç mund të kuptohet nga emri, kufizuesi i shpejtësisë nuk e lejon shoferin që të udhëtojë më shumë se shpejtësia e programuar. 

Dizajni

 

Në zhvillimin e gjeneratës së tretë Fabia, ne kemi vënë theksin në më shumë sportivitet dhe e kemi bërë makinën përgjithësisht më të 'freskët'. Rezultati është një makinë e vogël e re, e freskët dhe moderne që vendos standarde të reja në segmentin e saj. 

Fillimisht projektuam përmasat e një automjeti më të qëndrueshëm. Skoda Fabia e re është bërë më elegante, por më e gjerë se më parë dhe në këtë mënyrë është qëndron e plotë sa duhet në rrugë. Ajo ka tani skaje të mprehta, linja të pastra dhe elemente të kristaltë. Kështu, ne arritëm më shumë kontraste dhe luajtëm me një pamje të veçantë me dritë-hije. E gjithë kjo i jep makinës një karakter individual dhe të besueshëm.

Dizenjuesi kryesor i ŠKODA Jozef Kabaň

Rrëmben vështrimet dhe vjedh vëmendjen tuaj… Testi i Vëmendjes

Shkrime në shtyp

 

kurier.at shkruan...

"Ende para premierës botërore në Autosalonin e Parisit në tetor: Nisja e parë me modelin e serisë së gjeneratës së tretë të ŠKODA Fabia."

"Që në vështrimin e parë, dallohet se nuk ka mbetur gjë pa ndryshuar nga modeli i vjetër. Fabia e re lë pas formën me këmbë pak të gjata dhe të ngushtë të paraardhëses së saj dhe kthehet vizualisht në virtytet e pararendësit të saj. Me një formë më të sheshtë, më të bollshme dhe rreth 8mm më të shkurtër, ajo u ofron udhëtarëve më shumë hapësirë dhe rritje të volumit prej 15 litrash duke arritur në klasën e saj 330l."

wiener-online.at shkruan...

"Dy gjenerata, 15 vjet dhe mbi 3 milionë makina - përveç Octavia nuk ka seri tjetër që të jetë aq e rëndësishme për ŠKODA si Fabia." 

"Motorë të rinj dhe një platformë e re, më shumë karakteristika dhe një zgjerim në hapësirë - në thelb duhet të jetë e mjaftueshme për ta çuar Fabia-n shumë përpara. Por ŠKODA nuk do të mbështetet vetëm tek faktet dhe për këtë arsye ka përparuar edhe me formën e saj. Më e sheshtë dhe më e gjerë, më e qartë, më këndore dhe më e fuqishme se më parë, Fabia do të flasë edhe me zemër, jo vetëm me tru."

motorline.cc shkruan...

"ŠKODA Fabia është ylli më i madh i markës çeke në Autosallonin e Parisit. Ju paraqesim të gjitha informacionet..."

"...që në shikimin e parë duket shumë më dinamike se paraardhësja e saj, është moderne, edhe pa dashur të jetë, është solide dhe praktike."

"Për ta bërë Fabia-n edhe më shumë personale,   ŠKODA ka menduar diçka të re: Plot variante ngjyrash, jo vetëm për pjesën e sipërme dhe pasqyrat e jashtme, por edhe për disqet."