E thjeshtë dhe inteligjente? Duhet të jetë një ŠKODA!

Koncepti "Simply Clever" është më shumë se thjesht pjesë e sloganit të ŠKODA-s. Që prej hapave të para të projektimit të mjetit, inxhinierët e ŠKODA u përpoqën për zgjidhje inteligjente. Të gjitha llojet ŠKODA ofrojnë një sërë karakteristikash inteligjente funksionale të cilat e bëjnë jetën më të lehtë. Edhe gjenerata e tretë e Fabia-s e përmbush këtë kërkesë. Ashtu siç mund ta konstatoni, një sërë funksionesh si lidhja e telefonit inteligjent me sistemin Infotainment, rrjeti i ruajtjes, mbajtëset dhe vendet e bollshme të magazinimit, si dhe fshirësja inteligjente e akullit, e bëjnë ŠKODA-n e vogël më funksionale dhe më praktike se më parë.

Një shoqërues thjesht më i zgjuar

Shpesh mjaftojnë pak gjëra për ta bërë jetën tonë më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të bukur. Kjo vlen edhe për Skoda Fabia e re, e cila tërheq vëmendjen me anë të detajeve "Simply Clever".

Mbajtëse shishesh në kroskot 

Që etja juaj të mos zgjasë: një prej vendeve gjeniale për mbajtjen e shisheve është caktuar në mënyrë komode në kroskot. 

Mbajtëse mbeturinash

Mbetjet e një molle, mbështjellësen e karameles, biletën e parkimit.. ku do t'i hidhni? Fëmijët janë ekspertët e grumbullimit të mbeturinave gjatë udhëtimit. Prandaj ŠKODA ofron një zgjidhje "Simply Clever" që është shumë e dobishme: një mbajtëse të vogël të mbeturinave e vendosur në derën e përparme të pasagjeri të parë dhe që mund të hiqet lehtë për zbrazje. Përveç kësaj, aty mund të vendoset edhe në një shishe 1,5 litra.

Mbajtës universal për pajisje multimediale 

A keni menduar ndonjëherë se si mund të fiksoni në mënyrë të sigurt gjatë rrugës një telefon  celular apo MP3-Player? Atëherë këto mbajtëse "Simply Clever" janë zgjidhja e duhur për ju, me qëllim që ju t'i keni gjithmonë të arritshme dhe të sigurta pajisjet tuaja multimediale me vlerë, pavarësisht kthesave të shpejta.

Rrjeta në ndenjëset e para

Në rrjetat e magazinimit në pjesët anësore të ndenjëseve të përparme mund të përshtaten të gjitha sendet personale, të cilat pasagjerët në Fabia mund t'i arrijnë në çdo kohë, të tilla si telefona celularë dhe kuleta.

Fshirëse akulli në kapakun e serbatorit të karburantit

Një detaj i mrekullueshëm "Simply Clever, i cili është shumë praktik gjatë ditëve me ngricë. Tani nuk është më nevoja të kontrolloni gjithë makinën për të gjetur fshirësen e akullit. Fshirësja e akullit në kapakun e serbatorit të karburantit është gjithmonë e arritshme kur ju nevojitet.  

Mbajtësi i jelekut të sigurisë

Ju e dini vendin e jelekut të shpëtimit sipas udhëzimeve të sigurisë nën ndenjësen e avionit? Tek ne ju do të gjeni homologun e tij. Jeleku i sigurisë është vendosur në mënyrë të sigurt në një ndarje të veçantë në derën e shoferit, ku është i arritshëm shpejt dhe lehtësisht. Gjatë një problemi kur duhet të zëvendësoni një gomë, ju mund të arrini shumë shpejt ta merrni jelekun tuaj të sigurisë. 

Vend praktik për syzet

Falë ndarëses praktike për syzet mbi pasqyrën e brendshme, ju i keni syzet e diellit të arritshme  në çdo kohë.

Mbajtësja e biletave të parkimit 

Me mbajtësen tonë për biletat e parkimit, ju asnjëherë nuk do të humbni më biletën e parkimit, e cila është e fiksuar në xhamin e përparmë të mjetit, në mënyrë që të jetë sa më thjesht e arritshme për shoferin. Përveç kësaj, bileta e parkimit është shumë e dukshme nga jashtë edhe për inspektorët e parkingut.

Hapësira e magazinimit

Një vend ku mund të gjeni rafte, mbajtëse dhe xhepa magazinimi, kudo dhe kurdo që keni nevojë për to. Një ëndërr në sirtar? Jo më, tani e gjeni tek Fabia.

Hapësira e bagazhit

Makinë e vogël me një hapësirë të madhe: Fabia e re u ofron jo vetëm pasagjerëve, por edhe bagazheve hapësirën e tyre të mjaftueshme. Hapësira e bagazhit mund të mbajë 330 litra, madje me palosjen e ndenjëseve të pasme janë në dispozicionin tuaj 1,150 litra hapësirë ngarkese. Hapësira bujare prej 1,098 mm në pjesën e pasme, nga të cilat 1,915 mm nga hapja e derës së pasme dhe 659 mm nga lartësia e zonës magazinuese të bagazhit, siguron një rehati të vërtetë.

 

Kapaku i hapësirës së bagazhit

Për të lehtësuar ngarkimin dhe transportimin e bagazheve të mëdha, kapaku i hapësirës së bagazhit të Fabia-s mund të hiqet ose të pozicionohet i sigurt në pjesën e prapme të ndenjëseve të pasme.

 

Mbështetësja e koshit të lëvizshëm

Mbështetësja e koshit të lëvizshëm nuk lejon në asnjë mënyrë që ngarkesat e vogla të lëvizin pa dëshirën tuaj.

 

Xhepa në hapësirën e bagazhit

Çdokush që kërkon një varëse në Fabia-n e re mund të gjejë madje katër: nga dy varëse në secilën anë të bagazhit. Ato janë të dobishëm sidomos për të varur ose vendosur çantat.

 

Mbulesa e manovrueshme e bagazhit me dy pozicione

Mbulesa e manovrueshme e bagazhit me dy pozicione e Fabia-s së re mund të vendoset në pozicione të ndryshme. Sipas pozicionimit të saj, mund të transportoni sende të mëdha apo mund të keni në dispozicion një hapësirë bagazhi me ndarje për të vendosur sendet e ndryshme sipas nevojës.