Siguria

Edhe për temën e sigurisë ŠKODA Fabia ka shumë për të shprehur. P.sh ajo ka fituar çmim nga Euro NCAP Crashtest, duke marrë vlerësimin më të mirë me pesë yje. Prandaj, makina e vogël të bind mbi të gjitha me sistemet e saj të ndihmës. Këtu mund të përmendim përveç gjashtë airbag-ëve, edhe detaje të tjera sigurie, me të cilat mund të ndjeheni gjithmonë të sigurt në rrugë.

Funksioni ndihmës - Frontradar

Duke përdorur një funksion radari në parakolp, funksioni ndihmës "Frontradar" sinjalizon një alarm vizual dhe akustik (në ekranin Maxi-DOT) dhe në këtë mënyrë paralajmëron një rrezik të afërt. Në qoftë se shoferi nuk reagon me këtë sinjal, sistemi fillon një proces frenimi në mënyrë që të zbusë pasojat.

Kontrolli i stabilizimit elektronik me frenat kundër përplasjes së shumëfishtë

Kontrolli elektronik i stabilitetit ju mbështet në zotërimin e situatave kritike që mund të kalojë mjeti juaj, për të mos e lënë atë të rrëshqasë. Sistemi është teknikisht më i sofistikuar se më parë, sepse tani është i pajisur sipas standardit me bllokuesin diferencial elektronik XDS +. Ndërhyrja në shënjestër e frenave XDS + në gomat e përparme përmirëson stabilitetin e mjetit në kthesat e shpejta, duke ju lejuar një stil më sportiv në ngarje. Përveç kësaj, teknologjia ndërhyn automatikisht në raste emergjente në sajë të frenave kundër përplasjes së shumëfishtë, për të shmangur rrëshqitjen e pakontrolluar pas një përplasje.

Detektimi i përgjumjes

Risi: Detektimi i përgjumjes zvogëlon rrezikun e aksidenteve që mund të vijnë për shkak të përgjumjes. Ajo vlerëson të dhënat nga sensorët në timon për të zbuluar sjelljet e shoferit që tregojnë lodhje. Nëse zbulohet një shenjë lodhjeje, ekrani Maxi-DOT e sinjalizon shoferin me anë të një sinjali vizual, për të bërë një pushim.

Airbag-ët dhe mbrojtja nga përplasja

Deri në gjashtë Airbag-ë

Airbag-ët janë projektuar kryesisht për të parandaluar, që në ndërveprim me rripin e sigurisë, trupat e pasagjerëve të mos bien në kontakt me pjesët e ngurta të automjetit, ose të paktën të zbutin pasojat e një kontakti të tillë.

Airbag-ët ballorë

Shoferi është i mbrojtur nga një airbag i vendosur në timon. Airbag-u i pasagjerit është i vendosur në kroskot dhe mund të çaktivizohet në mënyrë opsionale.

Airbag-ët anësorë

Airbag-ët e vendosur në ndenjëset e përparme mbrojnë pasagjerët nga goditja anësore në pjesën e kraharorit, si dhe mbrojnë pjesën e shpinës të shoferit dhe pasagjerit të parë.

Airbag-ët perde

Airbag-ët perde mbulojnë zonat e dritareve dhe strukturën e brendshme të automjetit nga kolona A deri në C. Ata mbrojnë kokën e pasagjerëve të ulur si në ndenjëset e përparmë, ashtu dhe në ato të pasme, duke u kujdesur për siguri maksimale.

Rripat fiksues-Isofix 

Rripat fiksues-Isofix në ndenjëset e pasme ofrojnë një mbështetje më të mirë të ndenjëseve të fëmijëve në makinë,  ose më saktë në karrocerinë e mjetit - një aspekt i rëndësishëm sigurie në rast aksidenti. Rripat e tjerë fiksues në zonën e bagazhit mund të përdoren për vendosjen e ndenjëseve të fëmijëve duke përdorur sistemin TopTether.

Tempomat përfshirë kufizues shpëjtësie (Speedlimiter)

Tempomat me kufizuesin e shpejtësisë (Speedlimiter) të përfshirë lejon mbajtjen e një shpejtësi të caktuar (Tempomat) ose pengon tejkalimin e një shpejtësie të përzgjedhur (Speedlimiter). Kjo mund të çaktivizohet me anë të shtypjes së pedalit të gazit (Kick-Down), në qoftë se ju - për shembull, për arsye sigurie, në një manovër parakalimi- duhet t'i jepni gaz. Duke shtypur butonin,  ju do të zgjidhni nëse doni të përdorni funksionin Tempomat ose funksionin kufizuesit të shpejtësisë (Speedlimiter).

Dizajn i sigurt në karroceri

 

Një strukturë karrocerie e fortë dhe e cilësisë së lartë është e rëndësishme për sigurinë në të gjitha llojet e aksidenteve. Pjesa e përparme dhe e pasme e automjetit janë të dizenjuara për përthithje maksimale të energjisë në përplasje. Një funksion i veçantë i ndarjes motorike pengon që motori të ndërhyjë në zonën e pasagjerëve. Në rast të një përplasje të rëndë, motori rrëshqet nën pasagjerë për të mos rrezikuar askënd. Boshti i motorit është projektuar në mënyrë të tillë që në një përplasje ballore, timoni të zhvendoset sa më pak të jetë e mundur në drejtim të shoferit. Pozicioni i pedalit siguron që në rast përplasjeje, rreziku i lëndimit të këmbës së shoferit të jetë sa më i reduktuar.

Pajisje sigurie shtesë

Përveç sistemeve të sigurisë të përmendura më lart, për Fabia-n janë në dispozicion edhe opsionet e mëposhtme standarde ose të veçanta opsionale:

  • ABS parandalon bllokimin e rrotave gjatë një frenimi emergjent apo gjatë frenimit në një rrugë të rrëshqitshme. 
  • Funksioni ndihmës për frenimin (asistenti i frenimit) e ndihmon shoferin gjatë një frenimi emergjent më anë të rritjes së forcës së frenimit. Në këtë mënyrë distanca e frenimit shkurtohet në mënyrë të ndjeshme. 
  • Funksioni MSR (Rregullatori i frenimit të motorit) neutralizon tendencën për bllokimin e rrotave të makinës kur frenimi i mjetit ndodh në sipërfaqe të rrëshqitshme rrugore.
  • Funksioni ASR (Rregullatori i rrotave aktive) parandalon daljen nga rruga gjatë përshpejtimit në rrugët e rrëshqitshme.
  • Funksioni EDS (Bllokues diferencial elektronik) ndihmon gjatë përshpejtimit në përballimin e zonave me pjerrësi me pak tërheqje në një prej rrotave të mjetit. 
  • Funksioni XDS+ (Bllokues diferencial elektronik) ndihmon shoferin në kthesat e forta dhe kujdeset për neutralizimin e kthesës gjatë një ecje dinamike. Kontrolli elektronik në thelb stimulon një diferencial të kufizuar për përmirësimin e tërheqjes dhe dinamikës së ngarjes në kthesa. 
  • Në sajë të sistemit monitorues të presionit të gomave, shoferi mund të kontrollojë në çdo kohë presionin e tyre. 
  • Funksioni opsional HHC (Sistemi ndihmës i ngjitjes në pjerrësi) ndihmon shoferin për një ngjitje të sigurt në zona me pjerrësi të konsiderueshme. Sistemi aktivizohet në momentin e ngjitjes prej 5-gradësh dhe mundëson një ngjitje më të lehtë dhe më të sigurt pa përdorimin e frenave të dorës. Ky sistem parandalon ecjen mbrapa të mjetit dhe lodhjen e motorit.  
  • Ndezja e dritave të frenave parandalon rrezikun e përplasjeve - veçanërisht në momente trafiku në autostradë ose gjatë manovrave të frenimit kundër pengesave të papritura.